Aktualitet

“Situata nga Covid-19 më e rënduar”, gazetari: Urgjencat në masë po referohen në Sanatorium

15:11 - 25.10.20 gsh

Gazetari Erjon Skëndaj deklaroi nga Spitali Infektiv ose i quajtur ndryshe COVID1 se situata nga pandemia e koronavirusi është sot më e rënduara në 8 muaj. Ai tha se urgjencat nga Tirana dhe Jugu kanë kaluar të gjitha në Spitalin COVID 2 ose Sanatorium, ndërsa foli për një ezaurim të shtretërve të lire.



“Për momentin nuk ka asnjë urgjencë në Infektiv. Sot ka qenë vetëm një urgjencë gjatë kohës që ishe ministrja e Shëndetësisë. Burime nga dy spitalet deklaruan se urgjencat në masë nga e premtja janë referuar në Sanatorium.

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur për pak minuta 4 urgjenca nga Tirana. Në sanatorium kishin mbetur vetëm 15 shtretër të lirë dhe sot kanë mbërritur rreth 20 urgjenca. Edhe urgjencat e Jugut i kanë kaluar Sanatoriumit’, raportoi Skëndaj.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.