FOTO - GALERI

10 stilet që po ju tregojnë 10 vite më të madhe në moshë

16:17 - 26.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ekzistojnë disa lloj këpucësh, fustanesh apo materialesh që na tregojnë më të re ose më të madhe në moshë.




Këtu gjeni disa prej veshjeve apo aksesorëve tipikë, imazhi i të cilave lidhet me dikë më të madh në moshë. Kjo nuk është gjithnjë diçka e keqe, por nuk është gjithmonë ajo që kërkojmë.

Disa prej tyre ndoshta ka ardhur koha t’i “anulojmë”, ndërkohë që për disa të tjera, ndoshta ia vlen edhe “të rritemi pak në moshë”.

1 – Këpucët “Mary Jane”

Këpucë të tilla me një rrip të hollë dhe formë të rrumbullakosur na bëjnë të dukemi më të mëdhaja në moshë. Gratë që i veshin ato pretendojnë se këto lloj këpucësh janë vërtet të rehatshme. Sigurisht që këpucët që veshim çdo ditë, duhet të jenë komode, por ato duhet të jenë gjithashtu dhe me pak më shumë stil. Një alternativë e mirë do të ishin këpucë të ngjashme, por pa rripin dhe me një majë më të theksuar (por jo shumë të theksuar).

2 – Trikot e thurura në mënyra të komplikuara

Trikot apo bluzat e thurura kanë qenë prej vitesh në modë, por një dizajn i mbingarkuar mund të mos ketë efektin e duhur.

3 – Fundet “Godet”

Emily Blunt në vitin 2007 dhe në vitin 2010. Fundet, si në foton e parë, konsiderohen të një stili retro, prandaj gratë që i veshin ato duken gjithmonë më të mëdhaja në moshë se sa janë në të vërtetë.

 

4 – Shallet me dizajne jo-trendi

Shalli është një nga aksesorët më interesantë në veshje. Sigurohuni të zgjidhni dizajne të përshtatshme me veshjen dhe kohën.

5 – Getat bezhë/gri me shumë shkëlqim

Ky është një nga ato aksesorë, të cilit duhet t’i themi lamtumirë sa më shpejt. Getat me shkëlqim ishin në vëmendje rreth viteve ’90 dhe ndoshta duhet t’i lëmë përsëri atje.

Sugjerohet që getat të jenë sa më të ngjashme me ngjyrën natyrale të lëkurës dhe mbi të gjitha, të jenë mat, pra, pa shkëlqim.

 6 – Bizhuteri masive

Sigurisht, të guxosh me aksesorë dhe bizhuteri është bukur, por ka një vijë të hollë mes asaj që duket trendi dhe diçkaje të sajuar, që rrjedhimisht, mund të na shtojë ca vite në moshë.

 

7 – Beretat

Beretat konsiderohen elegante dhe “shumë franceze”. Ndonëse duken bukur dhe klasike, kanë efektin t’ju tregojnë më të madhe në moshë.

8 – Bluzat “Jabot”

Forma e këmishave, bluzave të tilla të sjell nëpër mend një figurë serioze, prandaj edhe veshja e një stili të tillë mund të na shtojë disa vite.

 

9 – Vetullat shumë të holla

Edhe pse ky nuk është ekzaktësisht një aksesor, vetullat janë shumë të rëndësishme.

Vetullat e holla kanë dalë nga moda prej kohësh dhe vetulla e trashë, fatmirësisht, na jep një portret më rinor. Sidoqoftë, përpiquni t’i qëndroni formës suaj natyrale të vetullës, sidoqoftë ajo.

10 – Vetullat e venitura microblading

1-2 vjet më vonë, vetullat tatuazh fillojnë të ndryshojnë ngjyrën e tyre. Kjo është krejt normale, por shumë gra e neglizhojnë këtë ndryshim, i cili i bën ato të duken më të mëdha në moshë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.