Kosova

3 persona ndërrojnë jetë dhe 205 raste të reja, ja bilanci gjatë 24 orëve në Kosovë me COVID-19

16:03 - 26.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Kosovë u konfirmuan të hënën edhe 205 raste të reja me koronavirus dhe tri viktima.




Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, rastet e reja rezultuan nga testimi i 943 mostrave, ndërsa viktimat u shënuan në Pejë, Prizren dhe Gjakovë.

Në njoftim po ashtu bëhet e ditur se në 24 orët e fundit, 62 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, shkruan REL.

Me këto shifra, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në 18,148, i viktimave në 666 dhe i të shëruarve në 15,150.

Raste aktive, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë 2,332.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.