SHËNDET

Sabjan Memishaj: Dëmtimet që shkaktohen nga tensioni i lartë

11:54 - 26.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Hipertensioni apo I njohur ndryshe si tensioni I lartë mund të shkaktojë probleme nga më të ndryshmet në organizmin e njeriut. Madje në jo pak raste, mund edhe të vrasë. Në një intervistë për suplementin “Life Pages” në Gazeta Shqiptare, mjeku kardiokirurg Sabjan Memishaj tregon se pasojat e një tensioni të lartë të patrajtuar variojnë nga një paaftësi, në një cilësi të dobët jetese e madje edhe në një sulm në zemër. Ai shton se hipertensioni sulmon trurin, zemrën, enët e gjakut e madje edhe veshkat. Memishaj thekson se trajtimi dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë.
Ccfarë është tensioni I lartë dhe sa rrezikshmëri paraqet?
Tensioni i lartë është një faktor rreziku jo vetëm për sëmundjet e zemres. Tensioni i larte (hipertensioni) shpesh herë konsiderohet si një vrasës i ngadaltë dhe i heshtur pasi shenjat duan kohë të shfaqen ndërkohë që vetë sëmundja mund të ketë vite që ka filluar të dëmtojë shëndetin tuaj. Pasojat e një tensioni të lartë të patrajtuar variojnë nga një paaftësi, në një cilësi të dobët jetese e madje edhe në një sulm në zemër (atak kardiak).
Sa është vdekshmëria te pacientët që nuk e trajtojnë hipertensionin?
Pothuajse gjysma e pacientëve të cilet nuk e trajtojnë hipertensionin vdesin nga sëmundje të zemrës që lidhen me një qarkullim jo të mirë të gjakut (sëmundjet ishemike të zemrës) ndërsa një e treta vdesin nga goditjet në tru.
Cilat janë komplikacionet që shfaqen?
Një ndër komplikimet që shkakton tensioni i lartë i pakontrolluar ose i trajtuar në mënyrë jo efektive është dëmtimi i arterieve. Arteriet e shëndetshme janë fleksible, të forta dhe elastike. Shtresa e tyre e brendshme është e lëmuar në mënyrë që gjaku të qarkullojë lirshëm për të furnizuar organet jetësore dhe indet me oksigjen. Ndërkohë hipertensioni mund të shkaktojë arterie te demtuara dhe te ngushtuara. Tensioni i lartë mund të dëmtojë qelizat e shtresës së brendshme të arterieve. Kur yndyrnat e dietës suaj ushqimore futen në sistemin e qarkullimit të gjakut, ato grumbullohen në arteriet e dëmtuara. Si përfundim, muret e arterieve e humbasin elasticitetin e tyre duke e limituar në këtë mënyrë qarkullimin e gjakut në trup. Hipertensioni shkakton edhe aneurizëm (zgjerim i enës së gjakut). Me kalimin e kohës, presioni i vazhdueshëm i gjakut i cili kalon nëpër një arterie të dobësuar mund të bëjë që një pjesë e murit të saj të zgjerohet dhe të formojë një aneurizëm. Një aneurizëm mund të cahet dhe të shkaktojë hemoragji të brendshme që mund të rrezikojnë edhe jetën. Aneurizmat mund të formohen në cdo arterie por zakonisht ato formohen në arterien më të madhe të quajtur aorte.
Ccfarë dëmtimesh mund të sjellë në zemër hipertensioni?
Zemra pompon gjak në të gjithë trupin. Tensioni i lartë i pakontrolluar mund ta dëmtojë zemrën në një sërë mënyrash të tilla si:
Sëmundja e arterieve koronare e cila prek arteriet që furnizojnë me gjak muskulin e zemrës. Arteriet e ngushtuara nuk e lejojnë gjakun të qarkullojë lirshëm. Në momentin që gjaku nuk shkon lirisht në zemër, pacienti mund të ndiejë dhimbje në kraharor, një atak kardiak apo ritëm jo të rregullt të zemrës (aritmi). Gjithashtu mund të shkaktojë zmadhim të anës së majtë të zemrës. Tensioni i lartë e detyron zemrën të sforcohet më shumë se zakonisht për të pompuar gjakun ne pjesen tjeter te trupit. Ky sforcim shkakton trashjen ose zmadhimin e ventrikulit te majte (left ventricular hypertrophy). Këto ndryshime e kufizojne aftesine e ventrikulit te majte per te pompuar gjakun ne trup. Kjo gjendje rrit rrezikun per atak kardiak, pamjaftueshmeri te zemres dhe vdekje te papritur kardiake. Gjithashtu tensioni lartë shkakton insuficience kardiake. Me kalimin e kohes presioni i larte i gjakut e sforcon muskulin e zemres dhe e dobeson ate. Kjo situate con ne pamjaftueshmeri te zemres.
Po lidhur me trurin ccfarë problemesh shfaqen?
Tensioni i larte shkakton edhe demtime ne tru si Iskemia e perkoheshme cerebrale. Ne disa raste kjo quhet goditje e vogel ne tru. Kjo gje ndodh nga nje ndalim i perkohshem i gjakut ne tru i shkaktuar nga ateroskleroza ose nga nje koagul gjaku i cili mund te vije si pasoje e nje tensioni te larte. Nje atak iskemik i perkohshem eshte shpesh nje paralajmerim qe pacienti eshte ne rrezik te larte per nje goditje ne tru. Goditja ne tru ndodh kur nje pjese e trurit privohet nga oksigjeni dhe elementet ushqimore duke shkaktuar keshtu vdekjen e qelizave te trurit. Tensioni i larte i gjakut mund te shkaktoje goditje ne tru duke demtuar dhe dobesuar enet e gjakut te trurit nepermjet ngushtimit apo carjes se tyre. Gjithashtu mund të shkaktojë edhe demencë e cila është nje semundje te trurit e cila shkakton problem me te menduarit, te folurin, te arsyetuarit, kujtesen, pamjen dhe levizjen. Ka nje sere faktoresh qe shkaktojne demencen. Demenca vaskulare p.sh., mund te rezultoje si pasoje e ngushtimit dhe bllokimit te arterieve qe furnizojne me gjak trurin. Gjthashtu mund te shkaktohet nga goditja ne tru e cila ne vetvete shkaktohet nga nderprerja e qarkullimit te gjakut drejt trurit. Ne secilin nga keto raste, tensioni i larte mund te jete shkaktari. Dua të theksoj se hipertensioni mund të sjellë edhe paaftesi të lehte të komunikimit. Kjo situate eshte nje faze tranzicioni e ndryshimeve ne te kuptuarin dhe memorien qe vijne me moshen dhe eshte nje nga problemet kryesore te shkaktuara nga semundja e alzaimerit, por qe njekohesisht mund te shkaktohet edhe nga bllokimi i eneve te gjakut qe vjen nga tensioni i larte.
Cilat janë organet e tjera që dëmtohen nga kjo patologji?
Hipertensioni dëmton edhe veshkat. Veshkat filtrojne lengjet dhe mbetjet e teperta nga gjaku. Tensioni i larte mund te demtoje enet e gjakut te cilat shkojne drejt veshkave dhe atyre qe gjenden brenda veshkave, duke shkaktuar ne kete menyre disa lloje te semundjeve te veshkave. Diabeti kur i mbishtohet tensionit te larte, mund ta pershpejtoj demtimin e eneve te gjakut.
Si mund ta mbajmë nën kontroll tensionin e lartë?
Trajtimi dhe ndryshimi i mënyrës së jetesës ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të tensionit të lartë dhe për pasojë dhe të rreziqeve jetësore që ai kanos.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.