SHËNDET

Ylli Merja: Si të kuroni sëmundjet e bajameve me bimë mjekësore

09:55 - 26.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Voltiza Duro – Bajamet janë pjëse bazë e sistemit tonë imunitar e funksioni kryesor i tyre është filtrimi nga bakteret dhe çdo organizëm tjetër që mund të shkaktojë infeksione. Por ndodh që bajamet mund të vuajnë një infeksion i cili çon në inflamacion. Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Shenjat dhe simptomat e tonsilitit përfshijnë bajamet e fryra, dhimbjen e fytit, vështirësi në gëlltitje dhe inflamacion të nyjeve limfatike në anët e qafës. Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë. Më shpesh preken fëmijët deri në 7-8 vjeç. Shkaktarët e tyre janë viruset e bakteriet e ndryshme që qarkullojnë në ajër, apo që merren me anë të ushqimeve e mjedisit rrethues. Për të dalluar nëse fëmija juaj ka infeksion në bajame vërehet ngjyra e fytit, nëse është e kuqe zona e bajameve atëherë sapo ka filluar inflamacioni. Nëse dallohen zona të bardha rrethore, ato janë vatra infeksioni dhe tregojnë se infeksioni është më i avancuar dhe është më I vështirë për tu trajtuar e shoqërohet në këto raste me temperatura të larta. Infeksionet në bajame shkaktojnë si fillim djegie të fytit, ethe, pastaj shkaktojnë humbje oreksi, dhimbje koke dhe fryrje të gjendrave limfatike në qafë dhe probleme me kapërdimin e ushqimit. Shkaktohet nga bakterie si stafilokoku ose steptokoku, nga viruse si influenza por stimulohet edhe nga myku. Për t’I parandaluar infeksionet e fytit duhet të keni kujdes me higjenën e përgjithshme. Lani duart, fytyrën shpesh para ngrënies, pas teshtitjes ose kollitjes. Përdorni desinfektues alkolik në ambjente publike. Konsumoni ushqime që përmbajne vitaminë C të cilat rritin imunitetin, si portokalli, kivi etj. Antioksidantët janë shumë të domosdoshme të përdoren në infeksionet e bajameve.
Kurimi
Lyejmë lehtë bajamet me sodë buke, mjaltë dhe hudhër të përziera së bashku. Lyejmë qafën me hudhra të shtypura mirë. Kjo ndihmon në qetësimin e gjendrave të fryra. Pihen 3 here filxhan kafe/caji me përzierjen e mëposhtme duke hedhur në çdo filxhan çaji, për moshën deri në 5 vjeç, 4-5 pika propolis blete, ndërsa për më të rriturit 10 pika propolis.
Përgatitja e cajit për fëmijë: Ne 0.5 l ujë ziejmë 2 minuta 1 lugë gjelle me frut shtogu, 1 copë lëvore vidhi, 6-8 kokrra trëndafil të egër, dhe një lugë agulice. Kullohet pas 20 minutash. Pihet si caj I ngrohtë. Embëlsohet me mjaltë sipas dëshirës, pihet pas buke. Shtoni në caj propolisin, I cili është antiseptik I mrekullueshëm. Për të rriturit dyfishohet doza e përbërësve dhe masa e ujit.
Përgatitja e cajit për të rriturit: në 0.5 l verë të bardhë shtojmë 50 gr frut shtogu, një lugë dëllinje, dhe 2 lugë gjelle trëndafil të egër. Lihet 5-7 ditë. Nga kjo përzierje mund të pihen 2 filxhana kafe në ditë. Është shumë efektive në rastet kur bajamet kanë inflamuar edhe kycet. Pra kjo pije shërben edhe si qetësues I sëmundjeve reumatizmale. Në raste të përsëritjes së temperaturave të larta propolisi I bletës mund të përdoret 5-6 herë në ditë.
Konsumoni qepë, kanellë, uthull molle, limona dhe rrush.
Futni një gjysmë qepë të grirë në një gotë ujë, lëreni 6 orë dhe konsumojeni lëngun dy herë në ditë. Cajrat që përdoren për bajamet janë xhinxhefili, dafina, thundermushke, agulice etj. Për infeksione më të rënda tek të rriturit përdoret lulekuqeja, pelini I bardhë dhe frut shtogu. Këto bimë luftojnë infeksionet e rënda që shkaktohen nga stafilokok/streptokok sepse rritin rezistencën e organizmit, dhe ulin mbrojtjen e bakterieve ndaj sulmit të sistemit imunitar të njeriut, dhe kështu është më e lehtë për qelizat e bardha ti sulmojnë e gëlltisin. Propolisi I bletes eshte luftuesi me I fuqishem I infeskioneve te brendshme, dhe nuk mjaftohet vetem me sherimin e bajameve. Propolisi I bletes kuron te gjitha infeksionet e bajameve pavaresisht shkaktareve. Keshillohet te perdoret dafina, ekualipsi dhe sherebela ne aerosol te cilat ndihmojne ne sherimin me te shpejte te bajameve, pastrojne frymemarrjen. Veprojne si antibakteriale te fuqishem.
Vaksinimi
Vaksinimi eshte nje menyre qe shume njerez mendojne se I mbron ndaj infeksioneve te bajameve e gripit. Por ne fakt nuk eshte I keshillueshem, pasi vaksinimi mund tju mbroje ng nje lloj virusi, dhe eshte shume specific, mund ta stimuloje systemin imunitar vetem per nje lloj virusi. Viruset jane shume te ndryshem, dhe gjithmone ne ndryshim, prandaj vaksinimi nuk eshte efektiv.
Kujdes- Kur jeni me grip mundohuni te mbani distance me njerezit rreth jush. Kur teshtitni perdorni shami, ose fasolete qe te zvogeloni perhapjen e infeksionit. Gjate nje teshtime perhapen rreth 100 000 pika, prandaj eshte shume e lehte te perhapet infeksioni.
Infeksionet e bajameve duhen kuruar ne kohe. Nese lihen per nje kohe te gjate pa u kuruar mund te shkaktojne inflamacione ne kyce dhe palcen e kuqe te kockave duke dhene shenja te semundjeve reumatizmale, ne moshat femijenore.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.