Kronikë

Zbulohet misteri i jahtit të braktisur në Shëngjin, shoqërohet një francez

21:15 - 26.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një francez është shoqëruar në komisariatin e Lezhës si i dyshuar për jahtin që u gjet javën e kaluar i braktisur në det të hapur në Shëngjin.




Mësohet se indicia që ka çuar në shoqërimin e francezit dhe implikimi i tij në këtë çështje është një dokument i gjetur brenda jahtit.

Jahti ishte me flamur slloven dhe shtetasi francez ka pranuar se është i tij, ndërsa ka deklaruar se ka ndaluar për të takuar disa miq, por ka patur probleme me karburantin.

Ndërkohë, ka dyshime paraprake se ky jaht mund të jetë vjedhur dhe më pas autori apo autorët e kanë lënë pranë zonës së Patokut në Kurbin.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.