AKTUALITET

7 mësues në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë rezultojnë pozitivë me COVID-19, Drejtoria Arsimore vendos mbylljen e shkollës

20:02 - 27.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situatë alarmante në shkollën “Sotir Gurra” në Korçë, ndërsa shtatë mësues të shkollës kanë dalë pozitivë me Covid 19.




Gazetarja Lorena Kodra ka bërë të ditur se konfirmimi vjen nga burime zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale të Arsimit ndërsa shtojnë se nesër nxënësit e kësaj shkolle nuk do shkojnë në mësim, pasi e gjitha godina do t’i nënshtrohet dezinfektimit total, duke u zbatuar protokolli i sigurisë.

Ditën e sotme të gjithë mësuesve, kontakteve të afërta të kësaj shkolle u janë marrë tamponat, ndërsa janë izoluar deri në pritjen e rezultatit.

Disa prej mësuesve kanë dalë pozitivë dy ditë më parë, ndërsa sot kanë rezultuar pozitivë edhe pjesa tjetër e tyre.

Vendimi për mbylljen e dyerve të kësaj shkolle është marrë nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në zbatim të protokollit të sigurisë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.