BOTA

Franca vendos kufizime të reja pas një rekordi rastesh të reja me COVID-19

18:30 - 27.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca po organizon mbledhjet e këshillit të mbrojtjes këtë javë për të përcaktuar se çfarë kufizimesh të reja duhet të merren midis asaj që ekspertët po e quajnë një valë e dytë “brutale” e infeksioneve me COVID-19 në vend.




Sipas Euronews, në mars, shumica e rasteve ishin të vendosura në pjesën lindore të vendit, por tani infeksionet janë përhapur në të gjithë Francën, dhe spitalet po mbushen shpejt.

Franca numëroi një rekord 52,000 raste të reja të dielën, por ekspertët thonë se me shumë raste asimptomatike, numri i mundshëm është më i lartë.

Sipas mediave, këshilli shkencor vlerëson se ka rreth 100,000 raste në vend në ditë, tha presidenti i këshillit Jean-François DelFraissy të hënën në RTL Radio.

DelFraissy e përshkroi situatën e epidemisë si “shumë të vështirë, madje me gjasë kritike” në vend.

“Ne kishim parashikuar se do të kishim këtë valë të dytë, por ne vetë jemi të befasuar nga brutaliteti i asaj që ka ndodhur gjatë dhjetë ditëve të fundit”, shtoi ai.

Dhjetë ditë më parë, qeveria rivendosi një gjendje të jashtëzakonshme për të lejuar zbatimin e masave më të rrepta shëndetësore për të frenuar përhapjen e virusit.

Por shumë ekspertë thonë se vendi ka humbur kontrollin e epidemisë.

“Virusi është aq i pranishëm sa mendoj se sot nuk kemi ndonjë zgjidhje tjetër. Ne duhet të bllokohemi përsëri”, i tha dje France Info, Dr. Eric Caumes, shefi i shërbimeve infektive në Spitalin Pitié-Salpêtrière në Paris.

“Ne kemi humbur kontrollin e epidemisë disa javë më parë”, i tha Dr Caumes shërbimit publik të lajmeve.

Kështu vlerësohet se të paktën 46 milionë njerëz në Francë janë tashmë subjekt i një ndalimi pas orës 21:00, për të cilën Caumes tha se ishte një “bast i rrezikshëm” sepse nuk dihet nëse masa do të jetë efektive.

Mediat shkruajnë se ka gati 18,000 njerëz aktualisht të shtruar në Francë me COVID-19, një numër që ishte nën 10,000 vetëm dy javë më parë. Ka gjithashtu gati 3,000 njerëz aktualisht në njësitë e kujdesit intensiv.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.