AKTUALITET

“Goditi me grusht dhe i grisi bluzën efektivit”, policia arreston avokatin Gjergj Neli: Ja çfarë ndodhi gjatë sherrit

21:42 - 27.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Lezhës ka reaguar pas shoqërimit të avokatit Gjergj Neli.  Bashkëshortja e tij ka theksuar se është dhunuar nga uniformat blu.




Policia sqaron se avokati dhe bashkëshortja e tij janë konfliktuar me një shtetas dhe në momentin e ndërhyrjes, avokati Neli ka goditur me grusht dhe i ka grisur bluzën një efektivi.

Njoftimi i policisë:

Më datën 27.10.2020 rreth orës 15:10, në sallën operative të DVP ka ardhur një telefonatë për një konflikt, në afërsi të hotel turizmit Lezhë.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar shtetasin Gj.N.,dhe bashkëshorten e tij shtetasen Sh.M.,me profesion avokat duke u konfliktuar me një shtetas.

Punonjësit e Policisë kanë ndërhyrë për të penguar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, por shtetasi Gj.N., i ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grusht dhe grisur bluzen njërit prej punonjësve të Policisë.

Shtetasi Gj.N.u shoqerua në Komisariatin e Policisë Lezhë. Në vijim të veprimeve nga oficeri i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.N.,68 vjeç, banues në Lezhë. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të rendit publik”.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.