AKTUALITET

“Lavatriçja e pastrimit të parave”, Kërpaçi – Veliajt: Të tregojë se kur do të jetë gati gjimnazi “Sami Frashëri”

20:45 - 27.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryetarja e LRI-së Floida Kërpaçi, me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook” iu përgjigj kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, i cili hodhi akuza në drejtim të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhit.




Kërpaçi thekson se Veliaj është lavatriçja e pastrimit të parave në Tiranë, ndërsa i bën pyetjen se kur do të jetë gati shkolla “Sami Frashëri”, sepse gjimnazistët po presin.

Postimi i kryetares së LRI-së Floida Kërpaçi:

Lavatriçja e pastrimit të parave të pista dhe kryemashtuesi kronik i Tiranës. Kujtohet për Kombinatin pasi shkon Monika Kryemadhi. Kujtohet për shkollën Sami Frashëri pasi ja përmend Monika Kryemadhi.

Dje nuk kishte tabelë, sot ka nisur suflerët që ta vendosin një të tillë. Lëri batutat, por trego datën kur do të jetë gati Sami Frashëri sepse gjimnazistët po bëjnë mësim me 4 turne si në mesjetë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.