AKTUALITET

“Na lini rehat, mund të na shesin”, publikohet biseda audio e Eva Dumanit nga kampi i ferrit, çfarë i kërkon dajës

21:45 - 27.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në emisionin “Real Story”, në News24, u publikua këtë mbrëmje një bisedë e 14-vjeçares Eva Dumani me dajën e saj, Xhetan Ndregjoni.




Në audio dëgjohet e mitura nga kampi i ferrit “Al Hol”, në Siri, që i kërkon dajës të mos ndërhyjë për sjelljen e saj në Shqipëri, pasi një gjë e tillë mund t’i rrezikojë jetë.

Eva: Na lini rehat, të ikim tamam në Shqipëri. Allahu e di nga na çojnë, na shesin. Më mirë rri urtë dhe bëj durim, derisa të vijë shteti e të ikim tamam si gjithë shqiptarët. Na kanë parë neve, na kanë regjistruar dhe na kanë thënë që do na marrin shpejt.

Daja: Thirrja e Evës atje thotë ‘rri urtë o dajë, se po na prish punë, ti nuk e di sa keq është ndërhyrja jote. Me këtë mund të na shesin, mund të na vrasin’.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.