AKTUALITET

Dyshohet se mund të jenë izoluar në galeri, dy inxhinierë dhe dy punëtorë miniere humbin kontaktet me familjen

21:53 - 28.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy inxhinierë miniere dhe dy punëtorë të minierës në Selishtë raportohet të kenë humbur kontaktet me familjen e tyre.




Policia e Dibrës ka bërë me dije se familjarët kanë denoncuar rastin, ndërsa ka dyshime se ata mund të jenë bllokuar në galeri.

Ndërkohë janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

 

NJOFTIMI I PLOTË
Me datë 28.10.2020, rreth orës 18:15, shtetasi S. H., ka telefonuar Sallën Operative në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, se vëllai i tij shtetasi I.H., rreth 62 vjeç me detyrë inxhinier miniere, së bashku me dy punëtorë, të cilët punonin në minierën “Balgjaj”, Selishtë, Dibër, kanë humbur kontaktet me familjen.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se personat mund të kenë mbetur të izoluar brenda në galeri, pasi sendet personale, rrobat dhe telefonat, ndodhen në dhomën e ndërrimit.

Janë njoftuar grupet e avari shpëtimit në miniera, për të bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen e tre shtetasve.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.