AKTUALITET

Kryemadhi: Rama gjeti kohën për të shkuar në Liban, por jo për të biseduar me naftëtarët. 3 ditë të mos marrë taksën e naftës…

19:27 - 28.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI nga Fieri u ndal edhe tek situata e nafëtarëve. Ajo tha se qeverisë Rama i mungon vullneti për ta zgjidhur çështjen e naftëtarëve të Ballshit.




“Edhe pse jemi në Fier, suporti për ti dhënë naftëtarëve të Ballshit që janë me të vërtet heronj dhe është e disata herë që hyn në një proces të tillë dhe kryeministri gjeti kohën për të fluturuar me charter në Liban po nuk gjeti kohën 5 minuta për të biseduar me naftëtarët të cilët unë e kam thënë dhe do vazhdojë ta them edhe pse ju dhemb disave. Shteti Shqiptar për çdo litër naftë që konsumohet në Shqipëri për makinat5, për traktorët, për motoçikletat, për kaldajat, merr 7 qind lek për litër në ditë. Në qoftë se në Shqipëri 1L naftë kushton 1.6$, në Maqedoni kushton 0.9$. Edhe pse Shqipëria e prodhon pothuajse 90% të naftës që konsumojnë shqiptarët e prodhojnë vet nga burimet e puseve të naftës që prodhon Fieri, Ballshi, Fushë Marriza, etj.

Me radhë dhe përsëri Maqedonia e ka naftën më të lirë. Gati gjysmën e çmimit. Unë do ti kërkoja qeverisë shqiptare që me këtë taks, me këtë çmim të lart që ka më shumë se Maqedonia, pra 7 qind lek për L, do ti kërkoja që vetëm 3 ditë mos t’i merrte taksat e naftës dhe t’iu a jepte atyre naftëtarëve të Ballshit. Sepse vetëm në ditë qeveria fiton 3 milion euro nga nafta që shqiptarët konsumojnë çdo ditë në punët e tyre në jetën e tyre të përditshme. E pra, është shumë e thjesht. 3 ditë të ja uli çmimin naftës për të gjithë fermerët, për të gjithë shqiptarët që përdorin mjete automobilistike dhe të mendoj 3 ditë për naftëtarët e Ballshit të cilët u bënë më shumë se 18 ditësh që vazhdojnë në grevën e urisë. Nuk po merrem me asnjë gjë tjetër sepse, të hysh e ti bësh llogaritë e rilindjes do të dalin një listë e madhe me shpenzime stratosferike por  është lista e dështimeve dhe e mashtrimeve të Edi Ramës më e madhe se çdo listë tjetër. Megjithatë ajo që unë dua të theksoj është që sot më shumë se kurrë ne kemi nevojë për të rinjtë dhe të rejat, kemi nevojë për burrat dhe grat të cilët kanë energjinë, kanë dëshirën, kanë pasionin për ta ndryshuar këtë realitet dhe ne i kemi dhënë shansin dhe mundësinë shumë të rinjve dhe të rejave. Një nga ata është edhe Kejdi që e filloi në moshën 20 vjeçe jetën e saj parlamentare.

E gjykuan se ishte aq e re dhe hyri në Parlament por sot eksperienca ka treguar që Kejdi është më e aftë se pothuajse i gjithë kabineti qeveritar i Edi Ramës por edhe përpara se të ishte Edi Rama për sa i përket angazhimit të saj, vendosmërisë së saj për ti çuar gjërat deri në fund por mbi të gjitha për të përfaqësuar të rinjtë dhe të rejat në jetën politike shqiptare. Ne sot kemi nevojë për ta sepse në fund të fundit të gjithë ne prindërit luftojmë për fëmijët tanë, për t’u dhënë mundësinë atyre që ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve. Sot ne kemi nevojë për shtëpi, secili nga ne kur del gjatë gjithë ditës është rrugëve, në punë, në fushë në stallë, është i lodhur, nuk fle në rrugë, nuk ulet për të pushuar në stolin e një lagje por kthehet në shtëpi pranë familjes së tij dhe shplodhet për të rikuperuar forcat dhe energjitë që të japi më shumë nesër për fëmijët dhe për familjen. Ne këtë gjë duam të bëjmë, duam ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë, shtëpinë e shqiptarëve.

Të kthehen djemtë dhe vajzat pranë prindërve të tyre, pranë familjeve të tyre, që të punojmë tokat tona dhe jo tokat e të tjerëve. Që të punojmë vendin tonë, turizmin tonë, bujqësinë tonë dhe mos të punojmë si shërbëtorë për të tjerët dhe pasuritë tona nëntokësore mos të na i grabisin të tjerët për një kafshatë bukë por të kenë çmimin e tregut ashtu siç e shesin të gjithë të tjerët sepse nuk mund të shitet nafta e shqiptarëve me më pak se gjysmën e çmimit të tregut vetëm e vetëm se duhet të pasurohen 2 apo 3 persona. Prandaj edhe ne si LSI nuk do të ndalojmë duke u takuar me njerëzit, duke biseduar me ta sepse bashkëbisedimi ndonjëherë është shumë më i rëndësishëm se mitingjet e mëdha sepse kuptojmë problematika dhe njihemi më shumë me njëri tjetrin. Sot rezultati i një partie politike as spotet publicitare, as gazetarët e blerë, as mediat e blera, as administrata e terrorizuar por sot rezultati i një partie politike është se sa e aftë është ajo për të krijuar figura të reja politike, për të zgjidhur problemet e njerëzve, për të qenë pranë me njerëzit dhe për t’i dhënë  mundësi dhe shans të barabartë të gjithë qytetarëve, të gjithë njerëzve që duan të përfshihen në politikë.

Prandaj dhe ne në Fier e shikojmë si një nga qarqet që për hir të së vërtetës ka votuar në shumicë Rilindjen në zgjedhjet e kaluara, por është grabitur në shumicë nga Rilindja, për shkak të xhepave të Edi Ramës dhe oligarkëve të tij. Dhe 25 prilli ka për të qenë dita që aksidenti Rama do të mbyllet dhe do të mbarojë përfundimisht dhe jo vetëm si aksident, por do të jetë me një goditje dërrmuese që mos të guxojë më njeriut t’i shkojë në mendje që të bëhet fenomeni Rama sepse dënimi dhe shpagimi do të jetë i tmerrshëm dhe i pallogaritshëm. Nuk janë  politikanët ata që dënojnë politikanët por është verdikti i popullit që e dënon me votë çdo politikan dhe çdo mostër politike që tallet me fatin e popullit të tij dhe të njerëzve të tij prandaj unë do t’ju kërkoja që në 25 prill, jo vetëm në Dërmenas, jo vetëm këtu ku jemi, por në çdo lidhje, krushqi, miqësi, shoqëri, farefis që keni me njëri-tjetrin, bindini ata, bisedoni me ta. Nuk ka rëndësi se për kë forcë politike votojnë. Ne do të donim që të na votonit LSI, por mjafton që të shkojnë dhe mos të votojnë Rilindjen e Edi Ramës, por të votojnë çdo forcë politike, çdo kandidat politik, i cili i përfaqëson ata. Vetëm kështu, ne mund të ndryshojmë realitetin, vetëm kështu ne mund t’i bëjmë njerëzit që të kuptojnë dhe vetëm kështu ne mund të rikthejmë besimin në demokraci. Sepse shkatërrimi i besimit të njerëzve në demokraci, është shumë më i rëndë, shumë më i dhimbshëm dhe shkon dhe e çon një komb dhe një vend drejt vdekjes. Prandaj ne nuk do ta lejojmë këtë gjë. Ne do të punojmë çdo ditë, me të rinjtë , me të rejat, me Kejdin me të gjithë djemtë dhe vajzat e LRI që kemi jo vetëm në Fier por dhe në gjithë Shqipërinë, si Klajdi Gledjusi etj, të cilët do të jenë pjesë jo vetëm e LSI, por do të jenë pjesë e angazhimit politik dhe qeverisës të LSI, të gjithë atyre vajzave gjimnaziste që na janë afruar në Fier, të cilat janë të guximshme dhe marrin përsipër çdo përballim, me mediokritetin e mësuesve të tyre por mbi të gjitha dhe me atë po themi paturpësinë e Rilindjes”,- tha ajo.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.