BOTA

Maskat anti-Covid duhet ndërruar në çdo 2 orë, ekspertët: Mikrobet që mblidhen atje janë koloniale

19:50 - 28.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtori i grupit mjekësor Avivo Health, Atul Aundhecar është shprehur se maskat që përdoren për të parandaluar Covid-19 duhet të ndërrohen të paktën çdo 2 orë. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se qytetarët duhet që të përdorin maska me tre shtresa pasi ato janë më të sigurta dhe më efikase.




Ai gjithashtu tha se maskat me tre shtresa ndihmojnë më shumë në parandalimin e shumë infeksioneve por theksoi se maskat duhet të ndërrohen shumë herë në ditë pasi ato janë një grumbullues shumë i mirë i mikrobeve në pjesën e brendëshme të saj. Nëse një person që mban një maskë për një kohë relativisht të gjatë ai mund të marrë infeksione të tjera.

“Rekomandohet që njerëzit të përdorin maska ​​të disponueshme me tre shtresa që mund të ndryshohen çdo dy orë për të parandaluar shumë infeksione. Mikrobet janë të pranishme si në pjesën e brendshme të maskës, ashtu edhe në sipërfaqen e jashtme dhe brenda disa orësh, mund të pritet një grumbullim i tyre. Dikush mund të masë në mënyrë të ngjashme koloninë e baktereve që grumbullohen për një pjesë të rrobave. Testet kanë zbuluar se brenda një ore, grumbullimi është 1×10 i ngritur në fuqinë e pesë,” tha ai.

Përdorimi i maskave është bërë i detyrueshëm pothuajse në të gjithë botën për të parandaluar përhapjen e infektimit me Covid-19.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.