Kronikë

Prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe iu merrte para banorëve për t’i punësuar, pranga 70-vjeçarit nga Kruja

12:45 - 28.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 70-vjeçar është arrestuar nga uniformat blu, pasi akuzohet se prezantohej si menaxher i një firme ndërtimi rrugës dhe mashtronte qytetarët duke u premtuar se do t’i punësonte.




Në pranga përfundoi shtetasi H.SH banues në Thumanë i vënë nën hetim edhe më herët për mashtrim.

Gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  një sasi lekësh, dokumente me emrat që kishin rënë pre e mashtrimit dhe kontrata noteriale që varionin nga 1400 euro-10.000 euro.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave monetare.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Mallakastër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier.

Prezantohej si menaxher i një firme për ndërtimin e rrugëve dhe mashtronte qytetarë të ndryshëm duke iu marrë shuma të konsiderueshme parash, me premtimin se do t’i punësonte në firmën e ndërtimit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 70-vjeçari nga Kruja.

Sekuestrohen dokumente, deklarata noteriale dhe një shumë parash.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik Financiar në DVP Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mallakastër, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në qytetin e Ballshit, një shtetas po mashtronte qytetarët duke iu premtuar t’i punësonte në një firmë private kundrejt shumave të ndryshme lekësh, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Premtimi”.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Sh., 70 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, i proceduar më parë dy herë për të njëjtën vepër penale (“Mashtrimi”).

Pas veprimeve të para hetimore rezultoi se ky shtetas nga data 23.10.2020 deri më datë 27.10.2020, ka mashtruar shumë persona në qytetin e Ballshit duke iu marrë nga një sasi lekësh, me pretendimin se do t’i punësonte.

Gjatë kontrollit në banesën e marrë me qira nga ky shtetas në qytetin e Ballshit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lekësh, dokumente të ndryshme me emrat e personave të mashtruar nga ky shtetas, fotokopje të mjeteve të tyre të identifikimit dhe kontrata noteriale me shuma me shuma që varionin nga 1400 euro-10.000 euro të bëra me shtetasit që i kishte mashtruar me premtimin për t’i punësuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Mashtrimi“.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.