Kryesore

Rama-naftëtarëve: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin

11:40 - 28.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama iu është drejtuar sërish me një mesazh naftëtareve të Ballshit, të cilat pohuan se nuk do të dalin nga greva e urisë nëse nuk i plotësohen kërkesat.




Me anë të një postimi në ‘Twitter’ Rama shkruan se qeveria nuk negocion nën presion  dhe nuk pranon ultimatume nga askush, teksa iu bëri thirrje që të ndalin grevën dhe të ulen në një tryezë për dialog.

REAGIMI I RAMËS

Të dashura greviste të Ballshit, është e drejta juaj të mos dilni nga greva, por është e pamundur të ulemi bashkë me presione e ultimatume! Jam gati të vij tek ju sapo të mbyllni grevën e të flasim si do mundemi t’ju ndihmojmë për këtë hall që nuk e ka krijuar qeveria.

Ne po punojmë për të gjetur investitorë seriozë që të rindezin rafinerinë edhe pse greva juaj nuk ndihmon as për këtë! Ndërsa për ndihmën e mundshme shtetërore ndërkohë, meqë ju s’pranoni as të dilni në asistencë, ka vetëm një rrugë: Mbyllni grevën dhe ulemi qajmë hallin!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.