BOTA

Ushtria meksikane kap avionin me 1,5 tonë… kokainë!?

18:30 - 28.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ushtria meksikane ka kapur një aeroplan që mbante 1,5 tonë kokainë, deklaroi presidenti Andres Manuel Lopez Obrador.Aeroplani ishte ulur në Chetumal në brigjet e Karaibeve.




Gazeta ”Por Esto” theksoi se ai po fluturonte ulët, pa drita të ndezura dhe pa leje për t’u ulur, ndërsa personi që ishte në bordin e avionit, u arrestua.

Lopez Obrador tha se ushtria kishte zbuluar më parë tre aeroplanë që hynin në hapësirën ajrore të Meksikës, por vetëm njëri prej tyre u ul.

Disa aeroplanë që mbanin drogë, që besohet të vijnë nga Amerika e Jugut, janë zbuluar këtë vit në të njëjtin rajon të Meksikës, i cili kufizohet me Belizën dhe Guatemalën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.