AKTUALITET

Vetëhidhet nga kati i 7 i pallatit, ndërron jetë 40-vjeçarja

21:30 - 28.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 40-vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës, duke u hedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte.




Nga sa bëhet e ditur, si pasojë e plagëve të marra, gruaja ka humbur jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan 40 vjeçaren drejt vendimit ekstrem.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.10.2020, rreth orës 20:15, në rrugën “Him Kolli”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 7 i pallatit ku banonte, shtetasja M.B., 40 vjeç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.