Bota

Pandemia e COVID-19, OBSH: Izolimet kombëtare duhet të jenë opsioni i fundit

21:50 - 29.10.20 Gazeta Shqiptare

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Evropë deklaroi se izolimet kombëtare duhet të trajtohen si një “opsion i fundit” në luftimin e pandemisë.



Organizata tha se Evropa është përsëri në “epiqendrën” e pandemisë. “Izolimi i shoqërisë do të parandalonte transmetimin e koronavirusit dhe do t’i jepte sistemit shëndetësor hapësirën e nevojshme, por ai gjithashtu ka një kosto të madhe”, -tha drejtori rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge.

Gjithnjë e më shumë vende evropiane po miratojnë masa drastike për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Kluge tha se një përgjigje e fortë ndaj pandemisë, nuk do të thoshte izolime të rrepta, siç ndodhën në pranverë.

Pasojat e izolimeve përfshijnë shëndetin e dobët mendor, rritjen e dhunës në familje dhe dëmtimin e ekonomisë, paralajmëroi ai. “Duke pasur parasysh këto realitete, ne i konsiderojmë bllokimet kombëtare një mundësi të fundit”, tha zyrtari i OBSH-së. “Evropa është në epiqendrën e kësaj pandemie edhe një herë,” tha Kluge, duke treguar se nivelet e vdekshmërisë dhe shtrimet në spital gjithashtu po rriteshin. OBSH-ja në Evropë përfshin 53 vende, përfshirë Rusinë dhe vendet në Azinë Qendrore. Organizata tha se rajoni kishte kaluar “momentin historik prej 10 milionë rastesh me koronavirus” të enjten.

 

 

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.