Kryesore

6 ushqime që na ndihmojnë të biem në peshë

21:45 - 30.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Doni të bini në peshë, ja 6 ushqimet që na ndihmojnë të biem në peshë




– Kokoshka

Kokoshkat janë të lehta e të shëndetshme. Përmbajnë protetina dhe shumë vitamina e minerale, përfshirë kalciumin,kaliumin, vitaminën A dhe K. Përpiquni t’i konsumonipa sheqer dhe pa kripë, pasi mund të përmbajnë më shumë kalori. Sugjerohet t’i zëvëndësoni patatinat me kokosha.

– Çokollatë e zezë

Çokollata e zezë, jo vetëm ndihmon në humbjen e peshës, por ka edhe shumë përfitime shëndetësore. Ajo mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit dhe të ulë riskun e sëmundjeve të zemrës. Çokollata e zezë mund të ulë nivelin e ghrelinës në trup, një hormon që rrit oreksin.

– Frutat e thata

Përzieni lloje të ndryshme të frutave të thata. Ato janë të pasura më yndyrna të pangopura, omega-3, fibra dhe vitaminë. Përfshirja e tyre në dietën tuaj mund të nxisë humbjen e peshës. Konsumoni sasi të kontrolluara.

– Kos pa yndyrë

Kosi është një burim i mirë proteinash. Ju jep një ndjesi ngopjeje dhe ka pak kalori. Mund të përdorni edhe kos me pak yndyrë. Më e mira është të konsumohet thjeshtë, por mund t’i shtoni edhe fruta të thata, manaferra,boronica dhe fruta të tjera.

– Gjalp kikiriku

Gjalpi i kikirikut është burim i mirë proteinash dhe i pasur më fibra. Mund të ndihmojë në kontrollin e oreksit dhe sheqerit në gjak. Konsumojeni me bukë gruri, ose fruta.

– Vezë të ziera

Me vlera ushqyuese dhe proteina, një ose më shumë vezë të ziera mund t’ju japin idenë se keni ngrënë një vakt të plotë. Mund t’i vendosni në një tost, apo të bëni receta të tjera me to.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.