Kryesore

Biseda me Presidentin e KE-së/ Rama: Michel mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë, ja temat që diskutuam

18:55 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë online me Presidentin e Këshillit Europian, Michel Charles, të cilin ai e cilëson si një mik të çmuar dhe mbështetës të pakursyer të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.




Në fokus të bisedës ka qenë konferenca e parë ndërqeveritare, plani europian i investimeve në rajon, Shengeni rajonal dhe konfliktet në zonën e OSBE.

“Një bashkëbisedim si gjithnjë miqësor, i hapur, interesant me Presidentin e Këshillit Europian dhe mikun e çmuar, Charles Michel, një mbështetës i pakursyer i integrimit europian të Shqipërisë e të Ballkanit Perëndimor

 

 

Folëm për Konferencën e Parë Ndërqeveritare Shqipëri – BE, si hap domethënës në rrugën drejt anëtarësimit pas çeljes së negociatave; Planin Europian të Investimeve në rajonin tonë; ecurinë e Shengenit Rajonal dhe tematikën e konflikteve në zonën e OSBE #Faleminderit #Merci”, shkruan kryeministri Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.