Kryesore

Çfarë të bëni kur lidhja bëhet monotone

20:55 - 30.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mos u shqetësoni nëse ndjeni që kohët e fundit ju ka pushtuar monotonia në çift. Ka miliona mënyra për ta bërë më pak të mërzitshme lidhjen, sigurisht nëse ky është qëllimi juaj




Mërzia në çift është shpesh një shenjë alarmante, por nuk ka nevojë për panik. Në ditët që jetojmë, ndihet edhe më tepër lodhja nga rutina e jetës së përditshme. Çfarë mund të bëni?

  1. Sigurohu të kujdesesh mirë për veten

Ndoshta për monotoninë që të ka kapur, se ka fajin partneri, por ti. Zgjohu, kujdesu për veten dhe vendos objektivat e radhës.

  1. Bëhu kurioze dhe bëji pyetje partnerit

Duket si diçka që e bëjmë çdo ditë, por jo në ditët e mërzitshme të lidhjes. Ka gjithmonë diçka më tepër që duhet të mësosh!

  1. Bëni diçka që s’e keni bërë kohët e fundit

Një darkë e vogël romantike, kinema, rezervoni një dhomë hoteli dhe sigurohuni të mbani larg telefonat.

  1. Kujto çfarë të pëlqeu tek ai/ajo në fillim

Kthehu në fillimin e lidhjes dhe analizo detajet e para të marrëdhënies.

  1. Ribëni takimet e para

A ju kujtohen herët e para bashkë? Ishit kaq të dashuruar me njëri tjetrin, por hey, mund ta provoni sërish.

  1. Provoni diçka të re në shtrat

Diçka që ai ta ka kërkuar dhe ti e ke refuzuar deri më sot…

  1. Kaloni pak kohë larg njëri-tjetrit

Që kthimi të jetë edhe më pasionant.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.