Aktualitet

Deputeti i PS-së Anastas Angjeli del pozitiv me koronavirus, vetëizolohet në banesë

21:13 - 30.10.20 Gazeta Shqiptare

Deputeti i Partisë Socialiste, Anastas Angjeli, ka rezultuar pozitiv me koronavisur. BalkanWeb mëson se Angjeli është vetëkarantinuar.



Deri më tani nuk dihet se si është gjendja e deputetit socialist.

Kujtojmë se dje pozitiv rezultuan dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikes, Belinda Balluku dhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ditën e sotme në vendin tonë u regjistruan 319 raste me koronavirus, ndërsa humbën jetën 3 persona.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.