BOTA

Dëshmia rrëqethëse nga Turqia pas tërmetit: U hodha në sekondën e fundit, më pas pallati ra

15:14 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një dëshmi rrëqethëse vjen nga një i mbijetuar i tërmetit tronditës në Turqi. Zeki Soysal, banor i qytetit Izmir, tha se ishte hedhur nga banesa e tij në sekondat e fundit.




“U hodha jashtë në sekondën e fundit, e më pas pallati ra”, tha ai për CNN Turk. “Ishte një grua e moshuar në godinë, por e shpëtuam, arriti të dilte. Në godinën ngjitur me timen vazhdojnë përpjekjet për të nxjerrë njerëzit jashtë”.

Kryebashkiaku Tunc Soyer tha për CNN Turk se vetëm në Izmir janë shembur 20 godina, por deri tani nuk ka raportime për viktima.

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan shkroi në Tëitter “Shërim të shpejtë Izmir”, ndërsa premtoi ndihmë të menjëhershme për personat e prekur. “Kemi nisur punën me të gjitha agjencitë shtetërore për t’i qëndruar pranë popullit tonë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.