AKTUALITET

Elvisi dhe Fatma takojnë adoleshentin nga Lushnja që rrezikonte jetën, i japin lajmin e mirë: Paratë për operacionin janë mbledhur!

21:28 - 30.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” të premten e kaluar, në qytetin e Lushnjës 15-vjeçari Latifi tronditi duke thënë se villte gjak dhe nëse nuk heq shpretkën, jeta e tij ishte në rrezik. Shpresa ime e fundit tha djali është Elvisi Naçi.




Operacioni i Latifi kushton 40.000 euro. Familja nuk ka asnjë mundësi të sigurojë këtë shumë parash. Latif Dedej është 15 vjeç dhe vuan nga një komplikacion shëndetësor të quajtur tromboza veno porto “Fëmijëria im është se unë kam luajtur me jetën, hemorragjia më jep dhimbje, vjell gjak, mbrëmë po haja bukë krizat më pushuan pas 2 orëve. E lë shkollën, kam dhimbje më mirë rri në shtëpi sa të prish mësimin. Mjeku më tha se duhet të operohem urgjentisht, se çdo moment që kalon, unë rrezikoj jetën. Shpresa ime e fundit janë Elvis Naçi dhe Sidrit Bejleri”, -thotë adoleshenti i cili rrezikon çdo moment që kalon. “Vëllai duhet të heqë shpretkën, duhet të operohet, nëse nuk operohet do vdesë do i plasin venat e gjakut, nuk mund të përballoj një tjetër vdekje në familje është shumë vështirë. Nuk mund të përballoj një tjetër vdekje në familje”, -tha motra e Latifit. “Një ditë na trembi shumë, rrezikoi shumë djali, volli copa gjaku nga goja dhe mjekët kishin frikë ta merrnin përsipër na thanë; “ky ka vdekur”. Është shumë e vështirë për një nënë që nuk kam lekë, sidomos për mua që jam vetë e sëmurë. Unë nuk kam mundësi. Më kanë thënë është 40.000 euro, por unë nuk kam asnjë të më ndihmojë. Dua vetëm jetën e fëmijës nuk dua asgjë tjetër. Unë nuk kam ku të kërkoj ndihmë. Unë i drejtohem Elvisit, Sidritit dhe emisionit nuk kam nga t’ja mbaj”, -tha e përlotur Edlira e ëma e 15-vjeçarit.

Elvis dhe Fatma Naçi morën rrugën për të takuar Latifin dhe familjen e tij dhe për t’i dhënë shpresë. “Më shqetëson zmadhimi i shpretkës”, më tha mjeku nëse pëllcet më rrezikon jetën. Duhet të operohem jashtë. Mami nuk ka qenë mirë, e ka harruar veten e saj para meje, unë kam përgjegjësi. Kur më kap dhimbja shtrihem, i kam vazhdimisht, sot më doli gjak nga hundët në shkollë, u shqetësova, nuk mora leje nga shkolla se ajo duhet të vazhdohet”, – i tha Latifi Elvisit. “Dua t’ju them se jeni gra shumë të forta, jeni tre gjenerata, dua t’ju them se ju nuk do të jeni më vetëm”, -u tha Fatma gjyshes dhe nënës se Latifit. “Kam ardhur këtu vetë për t’ju thënë se paratë e operacionit të Latifit janë mbledhur. Djali niset jashtë vendit për tu operuar”, -i tha Elvisi familjarëve të adoleshentit. Ndiqni klipin se çfarë ndodhi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.