Kronikë

Gazetari i ‘News24’ flet për shpërthimin e tritolit në banesë: S’di kujt t’ia drejtoj gishtin

09:36 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari i News24, Elidon Ndreka, ka dhënë detaje mbi shpërthimin e tritolit në banesën e tij, gjatë natës së kaluar.




Gazetari Ndreka bën me dije se ngjarja i ka tronditur familjen, por edhe atë vetë, pasi sipas tij, nuk ka pasur ndonjë konflikt dhe nuk di kujt t’ia drejtojë gishtin.

“U tronditëm, nuk kam vënë gjumë në sy. Vajza u zgjua me britma, duke qarë. Nuk di të drejtoj gishtin tek një persona apo disa individë të ndryshëm, se nga kush mund të jetë kryer, por shpresoj që policia të zbardhë dhe t’i shkojë deri në fund ngjarjes.

Unë prej vitesh ushtroj profesionin e gazetarit, dhe e vetmja indicie mund të jetë puna që bëj. Por nuk di të drejtoj gishtin. Kjo është një ngjarje e rëndë. Unë jetoj në banesë me prindërit, bashkëshorten dhe dy vajzat. Tronditja ishte e madhe, pasi shpërthimi ishte goxha i rëndë.
Shpresoj që drejtësia ta zbardhë. Kam besim të plotë që do të zbardhet në bazë të provave dhe nga kamerat e sigurisë. Janë sekuestruar pamjet filmike”, tha gazetari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.