Kronikë

Iu vu tritol në banesë, flet vlonjati: Mendova se ishte tërmet! Kur dola jashtë…

10:08 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tahsim Banushaj, pronari i shtëpisë në lagjen “10 Korriku” në Vlorë, që iu vendos një sasi plasëse mëngjesin e sotëm,  ka treguar detaje nga momenti i parë kur bashkë me të shoqen kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm.




“Unë e ndjeva që kur ia bëri bam, u trembëm burrë e grua këtu se fëmijët i kemi të shpërndarë. I them gruas tërmet! Dalim përjashta, s’kishte as tërmet, asgjë. Shikojmë ku ndodhi, dalin edhe gjitonët e shikojmë ku ndodhi. Mendova mos ia kanë vendosur gjitonit e kur e shoh derën këtu e kuptoj e i kthehem gruas i them: Grua qënka dasma jonë”,- shprehet Banushaj.

Ku dyshon?
Te asnjëri, unë gjithë jetën kam punuar kasap, kam parë punën time.

Keni konflikte?

Jo, jo vec të mirës e mirësjelljes

Jeni trembur?
Jo, unë gjithë beharin kam fjetur përjashta…

Kamera sigurie ka zona?
Po ka kamera sigurie këtu, ndoshta ato kanë fiksuar diçka, pasi nuk dyshoj te njeri.

Kujt i the për ngjarjen?
Mora djalin që jeton më lart e pastaj njoftova edhe policinë.

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.