AKTUALITET

‘’ Kemi ende punë në sfidën me Covid 19’’, mjeku Kalo: Durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj

08:55 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo e ka nisur ditën me një tjetër thirrje për të gjithë qytetarët për më shumë kujdes në këto ‘ kohë kovidiane’.




Me anë të një postimi në ‘Facebook’, mjeku Kalo shkruan se ka ende punë dhe përpjekje për t’u përballur me pandeminë Covid-19, teksa shton se duhet durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj dhe atyre që gjallojnë rreth jush.

 

Postimi i plotë:

 Kohë kovidiane….30.10.2020…mirmëngjes në këtë pragfundi të muajit….së bashku me fjoralbën dhe aidën, dy nga prurjet e reja në shërbimin e sëmundjeve infektive të qsut/covid-1…Jemi aty në çdo moment për t’u kujdesur e vigjëluar mbi shëndetin tuaj….Durim, mëndjekthjelltësi në zbatimin e masave për mbrojtjen tuaj dhe atyre që gjallojnë rreth jush: maskë, higjenë, distancim (m.h.d.)….Mirkuptim dhe mirëbesim në veten tuaj dhe në të gjithë mantelbardhët e punonjësit e tjerë të shendetësisë publike dhe jo vetëm, në përballjen me “këtë flamë” mbarëbotërore të shkaktuar prej infeksionit të sars-COV2/COVID-19….

Më pak gjithollogji nga gjithkush qoftë ai/ajo edhe koleg në fushën e shëndetsisë sepse krijojnë jo pak tollovi mendore, si dhe nënçmojnë përpjekjet vetmohuese të atyre, që në vijën e parë të përballjes me këtë flamë rrezikojnë jetën e tyre dhe të të afërmve të tyre….

Nëse jeni betuar si hipokratistë dhe jo si hipokritistë apo militantistë, ju kërkoj që t’u bashkoheni përpjekjeve tona dhe mos na e shtoni barrën e punëve në këto kohë kritike…..

Më pak takime politike dhe elektorale nga cilido, por më shumë punë në respektimin e m.h.d., dhe në higjenizimin, dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin e kryeqytetit të shqiptarëve, dhe vatrën më të ndezur të covid-19, tiranën time, tuajën dhe të trojeve arbërore….Duhen ende punë, përpjekje dhe mirëkuptim e mirëbësim për t’u përballur me pandeminë e sars-cov2/covid-19….Bashkë jemi dhe do të jemi kurdoherë….together forever!!!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.