Kryesore

Këngëtari tregon vështirësitë financiare në kohë Covidi: Ka artistë që kanë shtëpi me kredi

13:44 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pandemia Covid-19 dhe masat e ndërmarra për ndalimin e përhapjes së virusit, si moslejimi i koncerteve ka sjellë probleme financiare tek këngëtarët të cilët e kanë si pikën kryesore të fitimit të të ardhurave.




Këngëtarët Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi të cilët ishin të ftuar në emisionin “ABC e pasdites” kanë rrëfyer problemin e vështirësive financiare duke ju bërë thirrje të gjithë artistëve të tjerë që të bashkohen në këtë periudhë të vështirë.

Aleksandëri ka shtuar se ka shumë artistë që kanë shtëpi me kredi dhe për ta është e nevojshme që të punojnë.

“Njerëzit thonë hë më mo, se ky ka lekë. Unë si kam vjedhur. Është krijimtaria ime, por edhe shpenzoj më tepër. Mos harro që ka artistë që kanë shtëpi edhe me kredi”- është shprehur këngëtari.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.