Kryesore

Rama – Bashës për testimet: Po shpenzuam paratë sot për sot, nesër na vdesin njerëzit rrugëve

12:17 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së tij nga kantieri i hapur për lagjet e reja në Tiranë u shpreh përsa i përket testimeve, se infeksioni i COVID-19 nuk mund të ndalet pasi këtë gjë nuk e kanë bërë dot as Franca me Gjermaninë, teksa ka siguruar se nuk është ai që vendos nëse do të rriten testimet apo jo.




Rama thotë se nëse paratë shpenzohen sot për sot, nesër do vdesin njerëzit rrugëve nga papunësia, teksa qeveria nuk do të ketë lekë të paguajë mjekët e infermierët.

”Do i çojmë përpara gjithë këto punë sepse ndërkohë kush nuk ka punuar kurrë, dhe kush është mësuar të flejë gjumë si miku im, Luli, e t’i gjejë gjërat gati kur hap sytë mes dy periudhash të përgjumjes, nuk e kupton se nëse ti ndalon aktivitetin, investimet, që jep punë e prodhon të ardhurave, dhe çfarë parash ke i shpenzon sot për sot, nesër jo vetëm që të vdesin rrugëve se s’ke me çfarë paguan mjekët dhe infermierët, por të vdesin njerëzit nga papunësia. Me ato përrallat.

Po kur thotë ndalo infeksioni, bëj testime më shumë. Pse nuk ndalon Franca, Gjermania, spe nuk e ndalon askush infeksionin, se i bënë më shumë apo më pak testime. Kush jemi ne, kush jam unë, kush janë politikanët të vendosin sa testime duhet të bëhen. Kemi detyrime t’u përgjigjemi qytetarëve. Nxjerrin budallallëqe në skena që s’kanë lidhje me këtë punë dhe punë të tjera. I them sepse situata është jashtëzakonisht e ngatërruar. Në mbyllje dua t’ju them njerëzve që i mirëkuptoj plotësisht në padurimin e tyre, sidomos ata që mezi presin të kthehen në shtëpi.

E kam për disa të tjerë që flasim e flasim. Pë vonesa? Cila vonesë? Nga 26 nëntori i shkuar, nuk është bërë ende viti dhe ne ndërkohë kemi vendosur faktikisht në dispozicion një financim masiv nga buxheti i shtetit. Çfarë shihni deri më sot, çerdhe, shtëpi, infrastrukturë është nga buxheti. Asnjë kokërr lekë akoma nga pjesa tjetër. As nga konferenca e donatorëve , asnjë kokërr leku. Nga ato fondet që u deklaruan në Bruksel në shkurt, administrohen akoma nga to. BE të vetat, Gjermania, Franca, Italia, Turqia , Emiratet të gjitha të vetat. Natyrisht na takonte ne të ecim më shpejt.”- tha Rama.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.