Kryesore

Rekord të infektuarish me Covid-19 në Greqi, shënohen 1690 raste të reja dhe 5 viktima

19:17 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Greqia është përballur me rritje të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit autoritetet e shëndetësisë konfirmuan 1690 të infektuar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 37 196 të prekur.




Mësohet se 55.2% e të prekurve janë burra, ndërsa 128 pacientë janë në kujdes intensiv.

Ndërkohë 5 pacientë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin. Që nga fillimi i pandemisë deri më sot 620 persona kanë humbur jetën, ku 96.3% e tyre kishin sëmundje shoqëruese.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm , të mos neglizhojnë masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.