Bota

Rritja e rasteve me COVID-19, Parlamenti çek voton për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme

20:40 - 30.10.20 Gazeta Shqiptare

Ligjvënësit çek votuan të premten për të zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme deri më 20 nëntor. Situata epidemiologjike po tregon shenjat e para të një përmirësimi. Qeveria shpalli një gjendje të jashtëzakonshme 30-ditore më 5 tetor për ta bërë më të lehtë vendimmarrjen, dhe i duhej pëlqimi i parlamentit për ta zgjatur atë.



Republika Çeke renditet e dyta në Bashkimin Evropian me numrin e rasteve të reja të të infektuarve me COVID-19 për 100,000 banorë, dhe është e para për numrin e vdekjeve, sipas të dhënave të përpiluara nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. Ditët e fundit numri i rasteve ditore ka rënë pak. Zakonisht ato silleshin rreth 15 mijë raste në ditë. Te enjten kishte 13.051 raste. Deri më tani Çekia ka regjistruar 310,000 raste me koronavirus dhe 2,862 vdekje.

“Ajo që po ndodh tani është ndoshta fillimi i një rënie të rasteve” u tha gazetarëve ministri i Shëndetësisë Jan Blatny. “Por, ne padyshim nuk kemi kaluar më të keqen”, tha ai. Shkollat, restorantet dhe shumica e dyqaneve janë mbyllur në Çeki si dhe janë kufizuar tubimet publike. Gjatë natës është vendosur orë policore, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.