Kronikë

Shpërthimi me tritol në Vlorë/ Zbardhen detaje: Dyshohet se familjarë të 69-vjeçarit …

11:13 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja dalin në dritë nga shpërthimi me lëndë plasëse në portën hyrëse të banesës së shtetasit Tahsim Xheladin Banushaj, në Vlorë.




Ndërsa 69-vjeçari deklaroi të mos kishte konflikte me askënd, pistat ku policia po heton janë dy.Burimet bëjnë me dije se shkak për vendosjen e tritolit mund të jetë puna që bën një prej familjarëve të Banushaj, pasi dyshohet se një prej familjarëve të tij, të jetë bashkepunëtor i SHISH.

Por nuk mbetet pas as pista e ndonjë konflikti të mundshëm që kanë pasur jashtë shtetit fëmijët e tij.

Vetë Banushaj deklaroi pak pas ngjarjes se mendoi që ishte tërmet kur dëgjoi shpërthimin. “Unë e ndjeva që kur ia bëri bam, u trembëm burrë e grua këtu se fëmijët i kemi të shpërndarë. I them gruas tërmet! Dalim përjashta, s’kishte as tërmet, asgjë. Shikojmë ku ndodhi, dalin edhe gjitonët e shikojmë ku ndodhi. Mendova mos ia kanë vendosur gjitonit e kur e shoh derën këtu e kuptoj e i kthehem gruas i them: Grua qenka dasma jonë”,- shprehet Banushaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.