BOTA

Tërmeti në Turqi, konfirmohen 8 viktima, 311 të plagosur. Pritet të shtohen shifrat

17:50 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në Izmir, qyteti më i goditur nga tërmeti shkatërrues që ra disa orë më parë në detin Egje, vijon operacioni i shpëtimit. Nga informacionet e para zyrtare, konfirmohen deri më tani 8 viktima dhe 311 të plagosur. Mes viktimave në ishullin Samos janë dhe dy minorenë, një 15-vjeçare dhe një 17-vjeçar.




Dhjetëra objekte atje janë shembur, ndërsa deri më tani është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një grua. Të shumtë raportohet të jenë personat që kanë mbetur poshtë pallateve të shembura.

Agjencia e kërkim-shpëtimit i bën thirrje qytetarëve të mos futen nëpër banesat e tyre, ndërsa vijojnë kërkimet nën rrënoja.

Kryebashkiaku Tunc Soyer tha për CNN Turk se vetëm në Izmir janë shembur 20 godina. Presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan shkroi në Tëitter “Shërim të shpejtë Izmir”, ndërsa premtoi ndihmë të menjëhershme për personat e prekur. “Kemi nisur punën me të gjitha agjencitë shtetërore për t’i qëndruar pranë popullit tonë”.

Tërmeti me magnitudë 6,6 ballë të shkallës Rihter goditi brigjet e rajonit Seferihisar në qytetin Izmir të Turqisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.