Kronikë

Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’ dhe përndiqte 15-vjeçaren, arrestohet i riu në Krujë

13:04 - 30.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Policia e Krujës ka vënë në pranga një 21 vjeçar, pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një 15 vjeçare.




Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi D.S, ishte në arrest shtëpie për kultivim droge teksa e thyente këtë masë për të përndjekur vajzën e mitur.

Nga ana tjetër është arrestuar një 17-vjeçar në Durrës, pasi dhunonte gjyshin e tij.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin D. S., 17 vjeç, banues në Shkallnur, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj gjyshit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 21 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ishte me masën “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Arrestimi i tij u bë pasi ka shkelur masën e sigurisë dhe në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase të mitur 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.