SHËNDET

4 përfitimet kryesore që merr lëkura nga uji me limon

16:07 - 31.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Uji me limon njihet si një ndër pijet më të dobishme për trupin. Dhe një organet që merr benefitet më të mëdha nga konsumimi i ujit me limon është lëkura. Limoni është i pasur me vitaminën antioksiduese C, e cila ndihmon në shumë nivele nga ngadalësimi i plakjes dhe deri tek parandalimi i akneve.




Rrit prodhimin e kolagjenit.

Lëkura e pasur me kolagjen është më e shëndetshme dhe e fortë. Uji me limon detoksifikon lëkurën, ndërsa vitamina C e limonit ndihmon në prodhimin e kolagjenit, i cili është thelbësor për lëkurën.

Lufton puçrrat dhe i jep shkëlqim lëkurës.

Vitamina C ndihmon në luftimin e akneve dhe problemeve të tjera të lëkurës. Në veçanti, ajo eliminon bakteret që janë përgjegjëse për zhvillimin e puçrrave tek ata që kanë lëkurë të ndjeshme ose problematike. Gjithashtu limoni i jep lëkurës një pamje më të shëndetshme dhe rrezatuese.

Ndihmon në funksionimin e gjëndrave mbiveshkore.

Gjëndrat mbiveshkore janë gjëndrat e vogla që prodhojnë hormonet e nevojshme si kortizoli, të cilat ndihmojnë në rregullimin e funksioneve të tilla si metabolizmin, rregullojnë presionin e gjakut dhe reagimin e trupit ndaj stresit. Për të mbajtur gjëndrat e veshkave të shëndetshme, konsumoni rregullisht ujë me limon. Hulumtimet kanë treguar se vitamina C forcon sistemin imunitar.

Mbrojtja nga radikalet e lira.

Studimet kanë treguar se një nga vetitë më të rëndësishme të vitaminës C është aktiviteti i saj antioksidues, pra mbrojtja e qelizave nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira. Dëmtimi nga radikalet e lira mund të shkaktohet nga ushqimet e skuqura, ndotja e ajrit, alkooli, duhani, etj. Fatkeqësisht, radikalet e lira janë kudo, nga ushqimi në atmosferë, prandaj është e rëndësishme të merren masa paraprake, të tilla si pirja e ujit me limon.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.