AKTUALITET

“8 ambulanca me të sëmurë para Infektivit”, gazetari: 20 urgjenca kanë mbërritur nga mëngjesi

15:18 - 31.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gazetari Erjon Skëndaj bën me dije nga Spitali Infektiv se paraqitet një situatë e rënduar e të infektuarve me koronavirus. Bëhet fjalë një numër të konsiderueshëm urgjencash shëndetësore që kanë mbërritur gjatë ditës së sotme, ndërsa jashtë ambienteve, brenda ambulancave ka të tjerë pacientë që presin.




“Janë 8 ambulanca para Infektivit. Shumica e tyre janë me të sëmurë brenda. Nuk ka vende të lira në Infektiv dhe presin që dikush të dalë dhe pacienti të shtrohet në spital. Ka pacientë që po qëndrojnë në automjet për mbi një orë për një vend. Shikoni vetë pamjet. Ajo që kemi mësuar është fakti se në Spitalin COVID 3 nga burime jozyrtare mësohet se janë shtruar 12 persona.

Të 12 personat janë forma të lehta klinike të COVID-19, pra nuk janë forma të rënduara sikurse urgjencat mjekësore që kanë mbërritur nga mëngjesi i sotëm. Me sa kam arritur të numëroj, nga ora 09:00 deri tani janë 20 urgjenca të mbërritura në Infektiv. 20 urgjenca, 8 i keni të stacionuara për mungesë të vendeve të lira. Kjo është situata, e njëjtë sikurse dje në të njëjtën orë.

Ndodh njëherazi lirimi i ambienteve nga pacientë që janë të shtruar, por numri i atyre që duan të shtrohen është shumë më i madh”, raportoi gazetari Skëndaj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.