AKTUALITET

Birra Korça synon tregjet ndërkombëtare, investitorët anglezë të mahnitur: Të mbetet gjatë në mendje, shije unike. Shumë herë më e mirë se ato në Angli

18:00 - 31.10.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas një historie të gjatë suksesesh që prej lindjes së saj në vitin e largët të 1928-ës, Birra Korça synon të shtrihet edhe në tregjet ndërkombëtare. Investitorë të huaj të cilët përfaqësojnë një lob të fuqishëm në Angli zgjodhën të vizitojnë fabrikën e birrës së parë shqiptare, Birrës Korça ku panë nga afër investimin gjigand.




Të impresionuar nga kjo fabrikë me kushtet më bashkëkohore, me standarde europiane, dhe me një teknologji të përparuar, investitorët britanikë u shprehën të bindur që kjo birrë me një shije unike meriton majat në tregjet ndërkombëtare.

“Jemi këtu për të parë se çfarë investimesh mund të bëjmë, qofshin këto shtetërore apo private. Kjo është një fabrikë vërtet e shkëlqyer dhe njerëzit këtu janë miqësorë. Kur vjen këtu ke një imazh në mendje se si ky vend është, por me sa pashë ishte imazhi i gabuar, ky është një vend i dashur dhe birra e shkëlqyer. Jemi këtu me idenë për të investuar dhe jemi në procesin e bisedimeve ndërsa shpresojmë të vijmë sa më shpejt për të konkretizuar diçka. Birra Korça mund të jetë një prej partnerëve. Dëshirojmë të investojmë dhe të rritemi. E shoh Birrën Korça në tregun anglez pa diskutim”, tha Peter Record.

“Është hera e parë në Shqipëri dhe mund të them se kam takuar njerëz shumë të mirë. Fabrika është shumë impresionuese. Ka qenë një eksperiencë shumë e mirë. Nga kontaktet me bizneset këtu mësuam dhe për Birra Korça, presidenti i saj na ftoi këtu dhe është diçka mbresëlënëse”, u shpreh Alan Millard, një tjetër investitor.

Për investitorët britanikë shija e birrës Korça mbetet gjatë në mendje dhe madje është shumë herë më e mirë krahasuar me ato në Angli. Ata janë të bindur që birra Korça do të jetë edhe zgjedhja e anglezëve me shijen e saj të lehtë e të shkëlqyer.

“Kam frekuentuar pub-et në Angli dhe ka një ndryshim të madh mes birrës Korça dhe atyre angleze. Kjo është e lehte për t’u pirë dhe ka shije të shkëlqyer. Në Angli ka shumë birra që prodhohen në mënyrën tradicionale ndërsa teknologjia këtu është shumë e mirë, e pastërtia dhe higjiena është në nivelet më të mira. Njerëzit e Anglisë pa diskutim pëlqejnë të pinë birrë. Birra Korça të mbetet në mendje dhe herën tjetër që do të blejnë padyshim do ta zgjedhin pasi e kanë shijuar dhe pëlqyer”, tha Peter Record.

“Padyshim qe Birra Korça është shumë herë më e mirë krahasuar me birra të tjera që kemi provuar në Angli”, nuk ngurron të thotë Alan Millard.

Mikpritja është një traditë për fabrikën e birrës së parë shqiptare, e shndërruar në pikën më të vizitueshme të turisteve të qytetit juglindor të cilët asnjëherë nuk mund të largohen prej tij pa shijuar të pakrahasueshmen Birra Korça.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.