Kronikë

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, arrestohet 51-vjeçari në Fier

13:07 - 31.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.




Mësohet se vajza e mitur dhe autori i dyshuar i ngacmimit janë fqinj me njeri-tjetrin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Afrim” të qytetit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.