Kryesore

Rama ‘sulmon’ Metën: Ka rrjedhur, të mbledhë mendjen, e di mirë rolin e tij…

10:58 - 31.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me tone të ashpra ndaj Presidentit Ilir Meta, teksa e ka quajtur atë të rrjedhur dhe të lajthitur.  Ndër të tjera,  Rama hodhi dyshime që Meta fshihej pas çadrës së opozitës, të ngritur mes Presidencës dhe Kryeministrisë para zgjedhjeve të 2017-ës




“Ilir Meta, bashkë me Monikën. Çfarë do Ilir Meta? Ai s’po e thotë dot. Çfarë kërkon dot akoma nga Shqipëria dhe shqiptarët, që nuk rri dot rehat dhe nuk rri dot pa nxitur sherr. Kur zihen dy vetë, fiton një i tretë, dhe kjo është dhe viza e Ilir Metës, fut në sherr dy, që të dalë i treti. E bënë shqiptarët kryeministër 30 vjeç, e bënë kryetar parlamenti 40 vjeç, e bënë dhe president 50 vjeç. Të gjithë kemi dhënë votën për të, por ne nuk mund ta linim vendin pa president, ashtu siç nuk mund të gjenim dikë tjetër dhe donim t’ia linim presidentin opozitës.

Unë e kisha shumë të qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe te çadra, që hidh gurin e fshih dorën. Fakti që Ilir meta është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë lolo në të shkuarën. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe lajthisin, edhe i lëshojnë pëllumbat, kur thonë, nuk mund të parashikohet kjo. Por çfarë do Ilir Meta më? Për cilën arsye duhet votuar. Është koha që të gjithë ta mbledhin mendjen, se mandati i tretë i yni i vë vulën një transformimi të pakthyeshëm”, tha kryeministri Rama.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.