AKTUALITET

Shpërthen në flakë makina e vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani (Video)

10:54 - 31.10.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një makinë ka shpërthyer në flakë në qytetin e Durrësit, duke u shkrumbuar totalisht në pjesën e përparme.




Gazetarja Klodjana Haxhiaj sjell pamjet ndërsa njofton se mjeti është në pronësi të Ilir Nishanit, vëllait të ish-Presidentit Bujar Nishani.

Në video shihet që mjeti tip “Benz” është pushtuar nga tymi dhe flakët, në pjesën e përparme, ndërsa gazetarja Haxhiaj bën me dije se drejtuesi i makinës ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar lëndime. Nga të dhënat e para dyshohet se mjetit i ka shpërthyer impianti i gazit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.