Kryesore

Vijon greva në Ballsh, naftëtarja: Mendonim mbrëmë si do vetëflijohemi, kërkojmë zgjidhje nga kryeministri

10:29 - 06.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Naftëtaret kanë hyrë në ditën e 23-të të grevës në Ballsh dhe me kalimin e ditëve, gjendja shëndetësore e tyre përkeqësohet edhe më shumë.




Njëra prej naftëtareve shprehet se ato kanë diskutuar mbrëmë si do të vetëflijoheshin, teksa kërkojnë zgjidhje sa më shpejt nga kryeministri Rama, pasi thonë se mund të ndodhë ndonjë tragjedi mes tyre.

”Gjendja ka qe në shumë e keqe mbrëmë. Kam qenë shumë sëmurë nga zemra. Më jepnin kurajo shoqet, dhe thoja a do gdhihem të shoh vajzat e mia që kam 23 ditë, për çfarë ika nga familja, për bukën e gojës. Zonjat e parlamentit duhet të reagojë, Nëna është e shenjtë se krijon familje, po unë s’jam e zonja ta mbaj. Kërkojmë zgjidhje nga kryeministri një sahat e më parë.

Mos ndodhë ndonjë tragjedi këtu tek ne, që mendonim si do vetëflijohemi mbrëmë. Për bukën e gojës jemi këtu. Kam 23 ditë nuk e di, hanë, pinë, shkojnë në shkollë vajzat e mia. Nuk e di çfarë bëjnë. Zoti më ndihmoftë të shkoj tek vajzat, të kthehem në shtëpi, se jam shumë sëmurë nga zemra.”- tha naftëtarja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.