BLUETOOTH

Gati Festivali i 59-të i Këngës në RTSH, kush janë këngëtaret pretendente për ta fituar

13:22 - 07.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj, prezantuesit e këtij edicioni
Ndonëse në kushte pandemie, Festivali i 59-të i Këngës në RTSH do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor, në varësi të kushteve të pandemisë dhe motit. Tashmë janë zyrtarizuar edhe emrat që do ta moderojnë këtë festival. Tanimë është zyrtare: aktorja Jonida Vokshi do të prezantojë këtë fundvit “Festivalin e Këngës”. Dhe mesa duket Jonida e ka pranuar ftesën dhe lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e festivalit. Jonida do të prezantojë festivalin krah gazetarit të njohur Blendi Salaj. Festivali i 59-të i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, do të mirëpresë 26 pjesëmarrësit e këtij edicioni. Komisioni vlerësues në këtë festival është i përbërë nga artistët Alma Bektashi, Jonida Maliqi, Agim Doçi, Klodian Qafoku dhe Eugent Bushpepa, të cilët kanë përzgjedhur edhe 26 këngët konkurruese.
Lista e këngëve konkurruese në Festivalin e 59-të, me interpretuesit:
Peng – Devis Xherahu
Valixhja e kujtimeve – Orgesa Zaimi
Kush je ti dashuri – Festina Mejzini
E morën botën – Franc Koruni
Pendesë – Inis Neziri
Kam me t’ba me kajt – Sardi Strugaj
Më jep jetë – Gjergj Kaçinari
Nëse vdes – Durim Morina (Mirudi)
Tjerr – Evi Reçi
Vashëzo – Rosela Gjylbegu
Vallja e jetës – Klevis Bega (Kastro Ziso)
Do t’ja dal – Klinti Çollaku
Karma – Anxhela Peristeri
Si ajo – Wendi Mancaku
Ty – Fatos Shabani
Vajzë – Florent Abrashi
Njësoj – Enxhi Nasufi
Ajo vajza – Kamela Islamaj
Zjarri im – Era Rusi
Jo – Erikson Lloshi
Më mbron – Xhesika Polo
Ora e jetës – Manjola Nallbani
E lirë – Giliola Haveriku
Nënë – Viktor Tahiraj
Vendi im – Agim Poshka
Meteor – Stefan Marena
Spikat ndër emrat-ikonë të muzikës shqiptare Manjola Nallbani, e cila i rikthehet festivalit me këngën “Ora e jetës”. Gjithashtu kënga e saj është një nga pretendentet për të fituar. Ndërkaq një tjetër këngëtare që përflitet si pretendente është edhe Iris Neziri, që merr pjesë me këngën “Pendesë”. Kujtojmë që edhe pse një artiste e re, Irisi ka korrur sukses në skenat ndërkombëtare. Ajo konkurroi në “New Wave Festival” në Rusi, ku dhe fitoi pikët maksimale nga juria e madhe. Talenti i saj është vlerësuar më parë edhe nga këngëtarja Aurela Gaçe si dhe Ardit Gjebrea. Ajo është bërë e njohur nga pjesëmarrja e saj në ‘talent show’-n për fëmijë “Gjeniu i Vogël”, ku fitoi çmimin e parë. Më pas Neziri ka marrë pjesë në kompeticione të ndryshme, si në Rumani në festivalin “Golden Stage”, ku gjithashtu fitoi çmimin e parë. Ndërkaq pritet me shumë interes edhe prezantimi i Era Rusit, e cila do të performojë këngën “Zjarri im”. Do të na duhet të presim fundin e dhjetorit për të zbuluar se cila artiste apo artist do të përfaqësojë Shqipërinë këtë vit në “Eurosong”.




 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.