OPINION

E sotmja shqiptare si peng i të nesërmes serbe

13:27 - 18.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga Zeno Jahaj




Themeluesit dhe udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, tërrëmbyer e tëplaçkitur tinëzisht, u çuan në Hagë, në të ashtuquajturën “Gjykatë Speciale” me targë kosovare, por pa simbolet shtetërore të Kosovës.

Shtetarët kosovarë, të ardhur nga lufta çlirimtare, ndoshta mund të jenë hakmarrë me tepri. Por zor se ekziston skenar më i mirë për t’i poshtëruar.

Skenarii poshtërimit buron nga viti 1999. Nëatë vit, Serbia dështoi së zbatuari “Memorandumin SANU” tëpërgatitur rreth 15 vjet më parë nga Akademia Serbe e Shkencave dhe Arteve (!) për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Europa e arsyes, këtë herë për arsye morale, nuk e la Serbinë të zbatonte platformat e saj naziste. Duke e ndëshkuar me armë.

Athëherë Serbia kaloi nëplatformën tjetër: “Poshtërimi ndërkombëtar i shtetformimit kosovar.”Çka shohim me poshtërimin e shtetarëve kosovarë tash disa vite e, sidomos më qartazi sot, ështëe shkruar e zeza mbi të bardhënëkëtë platformë.

Nuk janë sekrete. As vetëm të kohëve moderne. E gjithë historia serbe në Ballkan është histori platformash. Të shkruara. Është ndër kombet e pakta në Ballkan që ka mbijetuar dhe ështëzgjeruar vetëm në saj platformash genocidi, shpërnguljeje “paqësore” e tjetërsimi ndaj kombeve të tjerë.

Platforma e parë nis me dyndjen e hordhive serbo-sllave nëBallkan nëshekullin e 6-të a të 7-të. Ishte një platformë thjeshtë ushtarako-fetare: përkatësisht shpërnguljeme dhunëmetodike e banorëvë të natyrshëm shqiptarë, autoktonësa vetë historia. Çka pushtonin me ushtri mbretërit, i shënjtëronte ushtria e priftërinjve. Çka ushtria e pushtonte të fundit, Patriarkana e Pejës, Beogradit dhe Karlovcit e shenjtëronte të parën. Sikundër shihet, Patriarkana serbe është e Pejës, pastaj e Beogradit dhe e Karlovcit!

Kështu kishte ndodhur me platformën tjetër të radhës, të hartuar nga një shtetar serb, e emërtuar “Naçertanje”, domethënë“Program”, “Platformë”. Thelbi i saj, i përmbledhur qartazi nga historiani i famshëm kroat, Ivo Banac, ishte: asimilim dhe zgjerim. E shkruar në vitin 1944 ajo duhet të udhëhiqte – siç udhëhoqi, njohjen e shtetit serb në Kongresin e Berlinit më 1878. Njëplatformë që e bëri punën e vet. Serbia mori ç’deshi. Përkundrazi Shqipëria, u shpërfill, edhe pse mbante një kongres paralel në Prizren, nëkryeqytetin historik të saj. Sepse shqiptarët ishin një kohë më prapa se serbët, një brez më prapa se platforma serbe. Sepse serbët luajtën me kohën, ndërsa shqiptarët e lanë kohën të rridhte.

Për të ardhur te Programi i Cubriloviç, i vitit1937, i emërtuar pa asnjë dilemë hipokrizie apo diplomatike: “Dëbimi i shqiptarëve”!Cubriloviç, një nga vrasësit eArkidukës austro-hungarez Ferdinand në Sarajevo – ngjarje që i vuri zjarrin botës më 1914, profesor artesh, akademik dhe shtetar serb, e kishte kësisoj përvojën e duhur: leksioni i tij ishte platforma më efikase për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova përgjatë gjithë Luftës së Ftohtë.

Në vigjilje të shpërbërjes së Jugosllavisë duheshin platforma të tjera. Platformat individuale nuk kishin më fuqi. Prandaj u zëvendësuan me platforma kolektive. Objektivi i tyre ishte menaxhimi i interesave nacionale nëkushtet e reja gjeopolitike. Kështu lindi platforma tjetër, Memorandumi SANU” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (!) i vitit 1986. Ishte pikërisht platforma qëfrymëzoi Millosheviçin t’i quajëshqiptarët “minj” dhe tëankohej te europianët “pse nuk po na leni t’i vrasim…”.

Prej këtej Platforma apo Plani “Patkoi 1999″(jo çuditërisht edhe ky një term nga bota e kafshëve!) për të përzënëme dhunëpopullsinë shqiptare nga Kosova, duke i bërë gardh mbytës në tre anëdhe duke i liruar vetëm daljen në anën e katërt, drejt Shqipërisëa Maqedonisë, mësaktë, nga sytë, këmbët.

Çka shohim sot, me poshtërimin e të gjithë shtetarëve kosovarënë gjykatën “kosovare”, në bazë të platformës “Poshtërimi ndërkombëtar i shtetformimit kosovar”,nuk është veçse baza e një platforme tjetër: “Destabilizim përpara shtetnjohjes”. Një platformë ku do të hyjnë në lojë “republikat” komunale serbe në Kosovë, ushtria e shërbimeve të inteligjencës, të shitur e të blerë, pse jo dhe kompani “private” ushtarake ruse të regjura nëluftërat hibride për shkëputjen e Donbassit nga Ukraina.

Platforma e radhës është “Rikthimi në Jeruzalemin serb”, përkatësisht ripushtimi i pjesshëm dhe/ose i plotë i Kosovës. Prandaj shpenzimet ushtarake për vitin 1919 kapnin 2.2% tëProduktit tëPërgjithshëm të vendit, në krahasim me 1.6% qëkapnin në vitin 2018. Prandaj Serbia është pajisur me raketat e sofistikuara ruse S-400, raketat Pantsir, dronë të brezit më të fundit (aeroplanë pa pilot) “Bayraktar TB2”, etj.Ndërkohë Beogradi, kosherja klasike e inteligjencës së superfuqive, sot mbetet post i përparuar iasaj ruse.

Serbinë nuk e sfidon askush. As Rumania, as Hungaria, as Bullgaria. Bosnjë-Herzegovinaapo Kosova jo e jo. Këto armatime shërbimedhe shpenzime marramendëse ushtarake,përllogariten duke punuar e shpresuar të përdoren në një kuadër që lidhet me shpërbërjen e NATO-s.

Sinjalet janë dhënë. Makroni i Francës sapo e ka quajtur NATO-n “të goditur në tru”. Pastaj, e zbuloi kallain midis dy vendeve “aleate”, duke deklaruar se, në rast konflikti ushtarak midis Greqisë e Turqisë, Franca do të ndihmojë dhe mbështesë ushtarakisht Greqinë!

Vetë NATO, të paktën me administratën Trump, për herë të parë në historinë e saj, u gjënd nëmëdyshje me amerikanët se kë tëvlerësojërrezik e kërcënim: Rusinë, Kinën, apo të dyja së bashku. Sidoqoftë, nëçdo rast, shpenzimet ushtarake duhet të rriten mbi 2% të Produktit të Përgjithshëm, për çka shumica e aleatëve ose janë kundër, ose nuk janë në gjëndje ta përballojnë.

Metamorfoza të tilla gjeopolitike janë dhuratë për Serbinë. Kur kosovarët menduan se NATO do ishte e përjetëshme nëKosovë, e harruan Serbinë. Pikërisht atëherëSerbia bënte gati platfrmën e radhës: zhdukjen e fakteve kompromentuese të krimeve serbe, blerjen me flori të figurave influente të tipit Dick Marty e të tjerë, për të krijuar “fakte” për gjoja krime shqiptarësh, këtej e andej kufirit shqiptar.

Sigurisht duhet të jetë paguar mirë edhe një farëCarla Del Ponte, libri i së cilës “Gjuetia: Unë dhe kriminelët e luftës”,është një platformë më vete se si mund të poshtërohet edhe Shqipëria. Ish kryeprokurorja e blerë nga Serbia nuk shkroi asnjëherë për masakrat e regjimit serb në hapësirën jugosllave, për monstruozitetin e të cilave botës ende i mbahet fryma. Gjeti vetëm të sajojë një shtëpi kanibale në Shqipëri! Sepse në çdo shtet tjetër nuk dihet se nëç’shtyllë do të kishte përfunduar. Politika shqiptare është fajtore që nuk e ka paditur në gjykatë ndërkombëtare,ende as sot pas 12 vjetësh, për shpifjet e saj monstruoze.

Serbia ngrohet në këtë zjarr antishqiptar. Serbët tani bëjnë sehir, se punuan për këtë ditëqë në vitin 1999, për të sajuar, deformuar, blerë e shitur:“Shteti shqiptar shkatërrohet fare lehtë, mjafton të ekzistojë vullneti te shërbimet serbe. Nuk është vështirë të futësh në grindje shqiptarët mes tyre toskë, gegë, të krishterë, myslimanë, linja fisnore, fetare. Nëse i mban në konflikt mes tyre, ata e harrojnë ëndrrën për Shqipërinë e Madhe. Shqiptarët duhet të mbahen në konflikt, shërbimet serbe e shkatërrojnë shtetin në Shqipëri fare lehtë.Vritni një politikan shqiptar, akuzoni konkurrentin e tij, krijoni luftë fisnore, krahinash apo politike mes tyre.”

Ndërkohë, serbët kanë kohë të mjaftueshme për të vënë në jetë platformat e radhës.

Shqipëtarët, prandaj, janë një kohë më prapa se serbët. Sepse merren me blozën që ka lëshuar Serbia sipas platformës që ka përgatitur një kohë më përpara.

Shqiptarët nuk kanë frymëzuar, as kanë ideuar apo hartuar ndonjëherë platforma kundër kombeve të tjerë. Nuk është e qartë nëse kjo tregon vlerë, dobësi apo mungesë kulture strategjike. Por një gjëështë e qartë: shqiptarët, nëçdo kohë janë gjëndur një kohë mëprapa nga të tjerët dhe, nëse nuk na vjen keq, syleshë.

Pse? Sepse “Serbët mbajnë shënim, ne shqiptarët mbajmë mend” – më thotë një miku im nga Kosova.

Nëse ne nuk do të luajmë me kohën, nëse nuk do të kuptojmë proceset, atëherë do të ndodhë ajo që Presidenti i sapozgjedhur amerikan Biden ka vlerësuar me gjenialitet për ne, shqiptarët, afro dy dhjetëvjeçarë më parë: “Jo vetëm shqiptarët, por të gjithë myslimanët e rajonit kanë qenë viktima të një plani jo aksidental, por të mirëmenduar, Ju dhe trashëgimia etnike që përfaqësoni, mund të mbeteni si pjesë e harruar e qytetërimit perëndimor edhe për 100 vjet të tjera…ju jeni përdorur si gurë shahu për 400 vite me radhë. Kanë përfituar shumë nga përçarjet tuaja, nga grindjet tuaja…ju duhet të vendosni se ku do të shkoni…nëse nuk arrini të tregoheni më të mëdhenj sesa shtypësit tuaj…atëherë jeni të pashpresë dhe do të kaloni edhe një shekull tjetër si ai që kaloi.”

 

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to Ismail Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. ÇFARË PO BËN SHQIPËRIA?!?
    Autori është studiues dhe njohës i mirë i gjeopolitikës dhe strategjisë në vendin tonë. Por si ata pak që janë njohës të mirë të gjeopolitikës, shteti shqiptar as e përfilli, e as e ka në llogari.
    Thjesht, sepse nuk është shtet. Edhe sa kohë që ishte në punë në Ministrinë e Mbrojtjes, me kalamano-ministra të shitur, e me shefa shtabi të tredhur nga politika e rrugës, askush nuk i merrte për bazë mendimet e Zenos.
    Thjesht, sepse ishin të shitur.
    Titulli i këtij shkrimi, është një perifrazim i asaj që tha Fishta para 100 vitesh:
    -“SHQYPTARËT, JANË BASH SIÇ I DON ANMIKU”!
    Autori tregohet i butë me “kancelaritë” e Tiranës në këto 30 vite. E ky fakt, është vetëm përgjegjësia e tij. Nga e cila nuk e shpëtoj dot unë, e askush tjetër.
    Sepse autori i këtij shkrimi, ka qenë këshilltar i SHSHP-së, kur mender ministër i Mbrojtjes, së Shqipërisë, ishte Fatmir FARA(mediu)-siç e njeh publiku.
    E kur në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë, i cili mblidhej në Ministrinë e Mbrojtjes-vinte e ulej në bash të vendit, vetë Damir Fazlliçi-njeriu më i besuar i Vuçiçit-të djeshëm, të sotëm e të nesërm.
    “Sepse serbët luajtën me kohën, ndërsa shqiptarët e lanë kohën të rridhte”- thotë autori.
    Në fakt, shqiptarët luajnë me zorrrët e tyre.
    “Ndërkohë Beogradi, kosherja klasike e inteligjencës së superfuqive, sot mbetet post i përparuar i asaj ruse”-thotë autori.
    Por “harron” të thotë ai, se Beogradi u bë “kosherja e inteligjencës”, mu për faktin se në shekuj Beogradi ka mbytur në shtratin e gjumit mbretër.
    E i ka mbytur, sepse ata krijuan klane,-të cilat funksiononin kundër interesave të Narçetanies.
    Kurse në Shqipëri lulëzon e mbretëron injoranca dhe hajdutëria. Qysh nga viti 1914-1939, -me ndërprerje në vitet 1950-1985, e vazhdon “me besnikëri”, këto tridhjetë vitet e fundit.
    “Makroni i Francës sapo e ka quajtur NATO-n “të goditur në tru”. Pastaj, e zbuloi kallain midis dy vendeve “aleate”, duke deklaruar se, në rast konflikti ushtarak midis Greqisë e Turqisë, Franca do të ndihmojë dhe mbështesë ushtarakisht Greqinë”-thotw autori!
    Sikur nuk e di autori i këtij shkrimi faktin se aleanca Athinë-Moskë-Beograd-Paris, ka funksionuar “perpetum mobile”!!!
    “Serbia bënte gati platformën e radhës: zhdukjen e fakteve kompromentuese të krimeve serbe, blerjen me flori të figurave influente të tipit Dick Marty e të tjerë, për të krijuar “fakte” për gjoja krime shqiptarësh, këtej e andej kufirit shqiptar”-thotë autori.
    Po mender shteti “shqiptar”, çfarë bënte?!? Sepse atëherë ky mender shtet “shqiptar”, i kishte ende, disa tonë flori, trashëgim nga ai “diktatori i poshtër”, e ende nuk i kishin vjedhur në tunelin e Krrabës… E kwto, nuk na i thotw autori….
    “Gjeti vetëm të sajojë një shtëpi kanibale në Shqipëri! Sepse në çdo shtet tjetër nuk dihet se nëç’shtyllë do të kishte përfunduar. Politika shqiptare është fajtore që nuk e ka paditur në gjykatë ndërkombëtare,ende as sot pas 12 vjetësh, për shpifjet e saj monstruoze”-thotë autori.
    Lind pyetja:- A mund të paditë çiraku-ustain?!?
    Këto e shumë të tjera, autori nuk i thotë. E nuk i thotë, për arsye që ndoshta as ai nuk i di.
    Sepse sa e pati në punë mender shteti “shqiptar”, e trajtoi ashtu siç e trajtoi.
    Autori është intelektual. E intelektualët, e kanë detyrë dhe Mision, të flasin HAPUR. Edhe atëherë kur janë në punë, pa lere më, kur… i kanë flakur në pension…

    Përgjigju ↓