Kryesore

Vetëm 30 minuta lojë/ Kombëtarja shënon dy gola ndaj Bjellorusisë

16:34 - 18.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në minutën e 19-të, Shqipëria arrin të kaloj në avantazh falë një aksion fantastik në krahun e majtë. Memolla hodhi në zonë një kros perfekt, aty ku me kokë Cikalleshi dërgoi topin në rrjetë dhe Shqipërinë në avantazh. Ndërkaq me anë të një penalltie Kombëtarja jonë ka shënuar një tjetër gol në minutën e 27, duke thelluar rezultatin.




Ndaj Bjellorusisë i vetmi rezultat që kënaq ambientin kuqezi është fitorja, i vetmi rezultat që i dhuron kuqezinjve kreun e grupit në Ligën e Kombeve. Ky është një takim jetik jo vetëm për fatet e grupit por dhe për vazhdimësinë e projektit me Reja në stol. Tekniku italian është i vetëdijshëm për rëndësinë e këtij takimi por kurrsesi nuk mendon se e ardhmja e tij varet nga një sfidë. Reja ka vendosur që për këtë takim nga minuta e parë do të luajnë këta 11 lojtarë:

SHQIPËRIA: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Doka, Memolla, Memushaj, Gjasula, Laçi, Cikalleshi, Manaj. Trajner: E. Reja


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.