BOTA

Milanezët nuk do të pijnë më duhan në… parqe dhe stadiume!

16:30 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këshilli i qytetit të Milanos miratoi, me 25 vota pro, tetë kundër, katër abstenime dhe dy këshilltarë që nuk morën pjesë në votim, Rregulloren për Cilësinë e Ajrit e cila, ndër të tjera, fut në qytet nga 1 janari 2021 ndalimin e pirjes së duhanit në natyrë, përveç vendeve të izoluara.




Nga ndalesat e transportit publik në parqe, deri tek varrezat dhe objektet sportive, të tilla si stadiumet, pirja e duhanit do të ndalohet brenda 10 metrave nga njerëzit e tjerë.

Nga 1 janari 2025, ndalimi i pirjes së duhanit do të shtrihet në të gjitha mjediset e jashtme publike.Përveç kësaj, pikat e karburanteve do të duhet të pajisen me infrastrukturë të karikimit elektrik deri në 1 janar 2023.Në rast të pamundësisë teknike, kolonat e karikimit duhet të ndërtohen në një zonë publike, brenda 1 janarit 2023.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.