Kryesore

Numri i vdekjeve nga Covid-19, Basha: Rama po manipulon provat, kemi kopje me emër e mbiemër

17:40 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ripërsëriti sërish mbrëmjen e sotme denoncimin e fortë se shifrat e vdekjeve nga koronavirusi janë fshehur.Mbrëmjen e kaluar, kryedemokrati tha se për periudhën mars-tetor kanë ndërruar jetë 923 persona nga Covid-19, nga 599 që ka raportuar Ministria e Shëndetësisë. Pas kësaj deklarate pati reagime të forta nga qeveria dhe mjekët, të cilët paralajmëruan se do të denoncojnë kreun e PD.




Në një deklaratë për media, pas takimit me ministrin e Jashtëm italian, Luigi Di Maio, Basha deklaroi se numri i viktimave është fshehur dhe ky nuk është një denoncim i PD, por i personelit shëndetësor. Sipas tij, Prokuroria duhet të veprojë menjëherë, pasi Rama po merr kohë për të manipuluar provat.

“Gjatë ditës së djeshme kam bërë thirrje që prokuroria të sekuestrojë urgjent provat nga morgu i Tiranës. Lajmi është shokues. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor, jo nga PD. Të dhënat janë aty. Çfarë pret prokuroria? Pret që t’i manipulojë Edi Rama? Po merr të dhëna që të manipulojë të dhënat. Ky është një lajm shokues. Fshehja e numrit të viktimave është lajm tronditës. Ky është krim i shumëfishtë.

Krimi i parë është se ka ulur në sy të publikut rrezikun. Së dyti, duke fshehur numrin e viktimave, ke fshehur marrjen e përgjegjësisë. Ky moment nga denoncimi deri te konferenca që do bëjë kryeministri nesër, do të jetë vetëm manipulimi i provave. Prokuroria të shkojë të marrë provat. Lajmi tronditës është që është bërë politikë me vdekjen, duke fshehur numrin e vërtetë të viktimave.

Qëllimi është që kjo situatë të marrë fund menjëherë, që qeveria dhe Edi Rama të shkulen nga konferencat për shtyp, nga rrjetet sociale dhe fyerjet e rëndomta që i drejtojnë ekspertëve, opozitës, sa herë thonë të vërtetën, dhe të paktën këtë herë të bëjnë detyrën. Ne kemi kopjet tona me emër dhe mbiemër, datë për datë, Prokuroria të mos lejojë të manipulohen provat. Të vërtetën e dinë të gjithë mjekët dhe personeli mjekësor”, u shpreh kryedemokrati Basha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.