Kryesore

Radhë urgjencash tek ”Shefqet Ndroqi”, pacientët me koronavrus trajtohen në ambulance

14:47 - 20.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Situata tek spitali ”Shefqet Ndroqi”, i njohur së fundmi si spitali COVID-2,ku po trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, vijon të mbetet problematike për shkak të fluksit të urgjencave.




Përveç urgjencave nga rrethet e veriut këtë javë janë edhe urgjencat nga Tirana që i kanë shtuar fluksin spitalit. Jashtë spitalit  pacientët me COVID-19 presin nëpër ambulanca dhe po trajtohen aty derisa t’u vijë radha të futen në spital.

Në dy spitalet e para për COVID-19, ‘Infektivi’ dhe ‘Shefqet Ndroqi’ kapacitetet spitalore janë thuajse të ezauruara, teksa qeveria ka hapur COVID-3 dhe së shpejti COVID-4 teksa në plan ka që të futë në lojë edhe spitalet rajonale.

Gazetari Erjon Skëndaj raporton se ambulancat kanë prej 1 ore që presin kurse një pacient edhe pse në gjendje të rëndë nga COVID-19 qëndroi jashtë 90 minuta derisa u lirua një shtrat. Ai gjithashtu tregon se një shqiptar nga Greqia ka ardhur në Shqipëri vetëm se e kishte nënën rëndë me COVID-19 dhe se prej 3 ditësh ajo ndodhet në katin e parë të Urgjencës dhe ende pret për një shtrat në spital.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.