BLUETOOTH

Aurela Hoxha shtatzënë? Modelja në fillim të ‘pritjes së ëmbël’

13:30 - 21.11.20 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

“Ai është edhe shumë xheloz për çdo njeri që më afrohet”, tha Aurela mbrëmjen e së shtunës, teksa ishte e ftuar te “Shiko Kush Luan”. Modelja njihet si një ndër personazhet që zgjedh që jetën private ta mbajë gjithmonë larg vëmendjes së mediave, por duket se shumë është zbuluar nga historia e dashurisë që ajo prej vitesh po shijon me biznesmenin që jeton dhe punon në Spanjë. Pak kohë më parë “Bluetooth” shkroi se çifti pas disa vitesh bashkëjetesë ishin pranë martesës, por duket se tashmë çifti ka një tjetër arsye për të përshpejtuar planet e tyre. Ndonëse hermetike sa i përket historisë së saj, ne kemi mundur të mësojmë se Aurela ditët e fundit ka ndryshuar mënyrën e jetesës, duke iu përshtatur jetës së një gruaje shtatzënë. Miqtë e saj të afërt janë shumë të kujdesshëm që të mos japin informacione lidhur me këtë surprizë nga jeta e blogeres, por burime bëjnë me dije se Aurela është në fillim të shtatzënisë. Mbrëmjen e së shtunës së kaluar, në imazhin e saj nuk vërehej asnjë ndryshim.




Natyrisht që është ende herët për të konstatuar një bark të rrumbullakosur poshtë veshjes së saj. E duke njohur tanimë natyrën e saj, vështirë se ajo do të zgjedhë ta ndajë vetë me fansat këtë lajm. Prej gati tri vitesh, Aurela Hoxha jeton në Barcelonë, së bashku me partnerin. Ishte dashuria ajo që e largoi “showgirl”-in nga Shqipëria, duke ndjekur nga pas Albanin. Duket se ky trevjeçar ka ndryshuar shumë nga jeta e Aurelës, e cila hoqi dorë nga projektet dhe fama që kishte në vendin e saj, për të qenë pranë dashurisë si dhe për të provuar suksesin ndërkombëtar. Ndryshimet erdhën edhe në pamjen e jashtme. Gjithnjë e kritikuar për buzët e fryra, modelja vendosi të largojë botoksin nga buzët, për t’u dukur më natyrale. Tashmë ajo ka zgjedhur të shndërrohet në një bionde, me një pamje natyrale, larg ‘make-up’-it të rëndë me të cilin ishim mësuar ta shihnim. Gjithçka duket se po shkon mirë në jetën e saj, sidomos në atë private. Pas lidhjes trevjeçare, duket se Aurela dhe Albani kanë vendosur ta zyrtarizojnë lidhjen, por edhe të bëhen prindër të një fëmije. Albani është një emër i njohur në vendin tonë. Prej vitesh ai jeton në Barcelonë, ku ka edhe disa biznese në fushën e hotelerisë. Në fillimin e historisë së tyre, ata e jetonin këtë marrëdhënie mes Tiranës dhe Barcelonës, derisa Aurela vendosi të shpërngulej përfundimisht. Megjithatë, të dy e vizitojnë shpesh Tiranën, ku qëndrojnë në shtëpinë e modeles, së bashku me familjen e saj.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.