Kryesore

Basha – Ramës: Vazhdon të gënjesh shqiptarët, prano hetimin për të dhënat

21:03 - 21.11.20 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas përgjigjes së Ramës me anë të një deklarate zyrtare për fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19. Basha i kërkoi kryeministrit të pranojë hetimin e prokurorisë për analizimin e të dhënave të pacientëve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi.




Basha shton se, edhe sot kur shqiptarët prisnin një përgjigje, kryeministri doli dhe gënjeu.

‘’Shqiptarët prisnin sot përgjigje. Por Rama vazhdon të gënjejë dhe t’i ikë përgjegjësisë.

Ai ka gënjyer në lidhje me numrat e viktimave. Nuk janë shifra, por janë qytetarë, janë nëna, baballarë që kanë humbur jetën.

Pasi i ka braktisur dhe i ka lënë pa asnjë mbështetje mjekët dhe infermierët në frontin e përballjes me pandeminë, ai po i keqpërdor ata.

Mashtrimi me shifrat zyrtare është përgjegjësi e Ramës, jo e mjekëve që po sakrifikojnë gjithçka në këtë betejë.

Ai ka braktisur shqiptarët dhe familjet e tyre, për të cilat nuk jep asnjë mbështetje financiare nga qeveria.

Rama po shpërfill dhimbjen dhe vuajtjet e qytetarëve, që kanë nevojë për ndihmë. Njerëzit po vdesin përditë, spitalet po kolapsohen, biznesi po falimenton, varfëria dhe papunësia po rriten.

 

Në vend që të ndihmojë shqiptarët, në vend që të përballet me të vërtetën dhe realitetin, Rama vazhdon avazin e sulmeve politike dhe gënjeshtrave.

Nëse nuk ke asgjë për të fshehur, prano direkt një hetim të plotë të të gjithë informacioneve që jo mjekët, por ti, ke fshehur në lidhje me viktimat e COVID-19.

Boll u fshehe pas gënjeshtrave dhe sulmeve politike. Jepu përgjigje të vërteta qytetarëve të Shqipërisë”, tha Basha.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.